Fjalët e fundit të studentes 21- vjeçare: Më lini të shkoj, babai im do ju gjejë

8 Dhjetor 2018, 11:29Kronika TEMA
Fjalët e fundit të studentes 21- vjeçare: Më lini të

Eleni Tofaloudis, u vra brutalisht nga dy të rinj, një prej të cilëve shqiptar, më 28 nëntor.

Trupi i saj u gjet në shkëmbinjtë e zonës së Fokia, në Pefkos.

Mediat greke çdo ditë publikojnë detaje lidhur me ngjarjen makabre e cila shkaktoi jo pak zemërimi në popullin grek.

Këtë herë media greke “Protothema.gr” ka nxjerre në dritë se cilat kanë qenë fjalët e fundit të studentes Tofaloudis.

“Më lini të shkoj, babai im do ju gjejë”, ka thënë 21-vjeçarja, duke pretenduar që dy të rinjtë do e lëshonin dhe ajo të shpëtonte prej tyre.

Mësohet se ajo ju është lutur deri në momentin e fundit, dhe ka tentuar të shpëtonte prej duarve të 20-vjeçarit shqiptar Aleksandër Luca dhe 21-vjeçarit grek Manoli Koukouras.

Në rrëfimin e bërë përpara hetuesve, dy të pandehurit kanë treguar me detaje atë që ndodhi me studenten.

Sipas asaj që ata thanë, viktima vazhdimisht po bisedonte me ta, në një përpjekje të dëshpëruar për t’i frikësuar ata që ta linin në spital.

Të pandehurit i thanë hetuesve se vajza fillimisht kërcënoi t’i dorëzonte në polici.

Kjo gjë ka frikësuar autorët e ngjarjes dhe vendosën të “shpëtojnë” veten duke e hedhur të renë në det për ta mbytur.

10 komente në “Fjalët e fundit të studentes 21- vjeçare: Më lini të shkoj, babai im do ju gjejë”

  1. Tony says:

    Duhet kthyet denim me varje.

    1. Hoxh Armandi says:

      Presim reagimin e ministrise se jashtme
      Turkoshqiptare per bemat e turksoqhiptareve ne greqi.

  2. loran shehu says:

    dhe nese esht burr babi vajzes ti vrasi nje familjar shqiptarit e nje familjar grekut po ka gjak ne damar e jo uj

  3. Muli says:

    Nuk kuptoj një gjë më gazetarët Grekë dhe Shqiptar, pse 20 vjeçari Shqiptar dhe 31 vjeçari Grek dhe jo e kundërta. Ata duhet të thonë kush ishte roli i Grekut dhe Shqiptarit, që njerëzit ta kuptojnë.

  4. peter says:

    KRIMI NUK KA KOMBESI QE U OFENDUAT DHE SKUPTUAT. eshte krim i ndyre , mjere kujt i gjen deren. Cfare do te kuptoje derri shqiptar???

  5. Albani says:

    Shkofte ne parajse shpirti I vajzes.
    Kriminelet ne burg te perjetshem.
    Ngushellime familjes

  6. spartak says:

    More Loran mor t’keqen plaku .
    ndigjo ktu çfarë thptë Spartaku .
    S’ka qar me u marrë kështu gjaku .
    Me fillu gjakmarrja ma s’paku .
    Nëse ligji për to s’ka litar .
    Vrasjet e dhuna s’do kenë karar .

  7. Islami says:

    Kta aleksandrit dhe kjo rrace greko bastarde nuk njohin humanizmin dhe dhembshurine dhe per epshet e tyre,mund te marrin dhe jete njerezish.Te vriten qenat kriminele dhe rrace barbare.Ngushellime familjes te se ndjeres.Teper e rende.

  8. Dona says:

    Krim shume i ulet. Me ngjethet mishi, me dalin lotet vete. Qe kur e kam lexuar para pak ditesh kam vuajtur shume shpirterisht.

    Ajo duket qe ishte nje engjell e pafajshme, qe desheronte nje miqesi te sinqerte. Nuk e imagjinoj dot se si keta te rinj te shndrohen ne egersira…….

    Ngushellime prinderve te saj. Vajza e tyre pati nje jete te shkurter, por me siguri dashuria qe ajo ju ka dhene atyre ka qene shume e madhe, jo vetem

    per kete jete,por dhe per ate te pertejshmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje