Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të KLP dhe KLGJ javën e ardhshme.
Në një postim në faqen e saj zyrtare ambasada thotë se me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj.
“Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj.
Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë.”– shkruan ambasada amerikane në Tiranë. (TemA)
Me dvoranin 100 miljonesh veting??? Hahahaha vduqa tu qesh hahahaha ish hetusi i enver hoxhes.
KJO DREJTESI QE PO KRIJOHET ,NUK ESHTE PER QYTETARET ,POR VETEM PER POLITIKANET .
zoti e bekofte popullin dhe shtetin amerikan
Tu befte dita njemije.Si clirove Kosoven.cliro.dhe.Shqiperine.
E dha sinjalin Amerika;mori fund,kaq e pati palla e Rames!
Arroganca ,denglat,perbuzja,fallsiteti,mashtrimi,injorimi,vjedhja,krimi,poshtrimi nuk do te mundeshin te vinin perfund nje popull te tere, sepse
sa me i ngjeshur presioni aq me i ma dh shperthimi .
Nisi rrokullima marramendese per Ramen.
Sh e deshiruar kjo rrokellime qe duhet domosdoshmerisht te terheqe pas vetes drejt honit me fund te thelle jo vetem dordolezet epupacet e manipuluar prej te gjatit, por edhe zholat e menderosur te se ashtuquajturs opozite, qe eshte po aq pergjegjese per situaten skandaloze te Shqiperise e shqiptarve sot.
Kjo eshte koha!
Persona me integritet moral dhe intelektual nuk na mungojne!
Keta duhet te vihen ne krye te protestes dhe te marrin ne dore fatin e atdheut aq te percudnuar po nga bijte e vete plangprishes!
Mos genjeni popullin o maskarenj.Aq sa funksjonoj ne Rumani aq do funksjonoje ne shqiperi.Dhe cdo dite po vertetohet!
A M I N .