Unaza e Madhe, prokuroria nis verifikimin për falsifikim të dokumenteve

7 Dhjetor 2018, 17:40Kronika TEMA

Pas disa kallëzime të bërë në Prokurorinë e Tiranës nga Banorë të Unazës së Madhe, organi i akuzës ka nisur verifikimet për një rast përdorimi dokumentesh të falsifikuara nga kompania “DH Albania” SH.P.K., e cila është fituese e një nga tenderave për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Prokurorët do të duhet të hetojnë nëse dokumentet e përdorura janë me të vërtetë të falsifikuara nga kontrata me bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik të “DH Albania” SH.P.K., edhe “Biba X” SH.P.K., kush është personi apo personat që fshihen pas kompanisë amerikane që u akuzua pak kohë më parë nga opozita si një kompani fantazmë dhe “offshore”.

Kjo kampani nënkontraktore kishte marrë përsipër sipas kontratës të ndërtonte segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te sheshi “Shqiponja”.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme theksojnë se, banorët kërkojnë të hetohet edhe praktika e ndjekur me dëmshpërblime dhe me çmime më të ulëta se sa vlera e tregut. Në disa raste, thuhet në kallëzim, ata “pretendojnë se humbasin shtëpitë dhe pronat pa dëmshpërblim”, në kundërshtim me ligjin.

Përveç organit të akuzës, në mënyrë individuale disa nga banorët iu janë drejtuar edhe Gjykatës Administrative të Tiranës, të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre pa u dëmshprëblyer më parë nga Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Më herët drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, gjatë emisionit “Oponion” pretendoi se përzgjedhja e operatorëve ekonimit “DH Albania” dhe “Biba X” ishte bërë sipas rregullave dhe ligjeve të vendin tonë, por që të premten urdhëroi pezullimin e punimeve të lotit 1 duke argumentuar vendimin e tij se i duhet kohë për të verifikuar vërtetësinë e dokumentave nga 2 kompanitë fituese./abcnews/

1 komente në “Unaza e Madhe, prokuroria nis verifikimin për falsifikim të dokumenteve”

  1. shqiperia , rast unikal says:

    Cfo dite e me shume , populli i shkrete e sheh qe nuk ka asnje shprese te hajdutet e mazhorances dhe te opozites, prandaj duhet sa me pare nje reagim mbarepopullor per ta zhdukur njehere e mire ps, pd, lsi, dhe oligarkine e tyre, keta mostra kanceroz qe mbajne peng shqiperine. Mjafton te shohesh shtepite ne zonat me te shtrenjta, makinat me luksoze, te ministrave, ish ministrave, dr e institucioneve, te afermit e tyre, bizneset e fshehuara, dhe dallon menjehere abuzimet e tyre ne kurriz te popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje