Shtrihet gjatë bregut të Adriatikut dhe quhet “Kompleksi Ligatinor i Patokut” që përfaqëson një nga bukuritë natyrore më interesante të këtij bregu.
E ndodhur ndërmjet Lumit Mat në Veri dhe Lumit Ishëm në Jug, ky kompleks përfshin një llojshmëri të lartë habitatesh.
Një lagunë nga pesë lagunat e jashtëme në brigjet shqipëtare është nga më interesantet dhe nga më të populluarat me faunën ujore.
Këto karakteristika dhe shumëllojshmëria e habitateve janë te lidhur ngushte me biodiversitetin e larte te Kompleksit Ligatinor te Patokut. Shumëllojshmëria e bimësisë është një nga karakteristikat më të spikatura të këtij kompleksi nga bimët detare, në pjesën perëndimore, më të zakonshmet janë livadhet nënujore.
Pozicioni i favorshëm dhe shumëllojshmëria e habitateve rreth lagunës kanë krijuar kushte të përshtatshme për faunën ujore. Inventarizimi i shpendëve ka regjistruar numër të lartë llojesh, që i përkasin shpendëve te ujit, shkurretave, pyjeve, kullotave, dunave dhe tokave bujqësore. Në Kompleksin Ligatinor te Patokut është regjistruar numër i madh llojesh te shpendëve të kërcënuar në shkalle botërore si Pellikani dhe specie të tjera që tashmë janë rikthyer.
Peshkimi është përparësi për zhvillimin e lagunës dhe zonës. Bregdeti, laguna dhe 2 lumenjtë Mat dhe Ishëm, qe e lagin, krijojnë kushte te përshtatshme natyrore për zhvillimin e peshkimit me interes te madh ekonomik. Kompleksi i Patokut karakterizohet nga një shumëllojshmëri e peshqve. Pozicioni gjeografik i kësaj zone lehtëson komunikimin me tregjet e shitjes, gjë që përben një tjetër faktor për perspektiven e mire te zhvillimit te peshkimit. Aty gjenden dhe disa komplekse turistike, kryesisht zhvillohet turizmi i natyrës, vëzhgimit dhe kulinarisë.
Turizmi ekologjik është një nga potencialet me te rëndësishme për zhvillimin e zonës. Karakteristikat e saj natyrore me llojshmërinë e larte te habitateve (det, lagune, pyll, lumenj, toke bujqësore), biodiversitetin e pasur me shume grupe te florës dhe faunës, ekzistencën e bujqësisë dhe peshkimit tradicional janë faktorë kryesore për zhvillimin e eko-turizmit. Pozicioni i kësaj zone pranë Tiranes dhe rrugëve nacionale e lehtëson ardhjen e turisteve. Patoku është kthyer në një destinacion për turizmin familjar dhe atë të kulinarisë detare.
Nuk ka shtet edhe pik kemi marr fund shqiperia eshte e bukur ne çdo cep por politika idiote e shkaterroj
E ku jane shpendet e rralla ketu?
Laguna e Patokut eshte shnderruar ne nje hale te vertete ku derdhen gjithe qelbesirlleqet e lokaleve dhe ngelen aty.
Kur kam qene ne aeroplan me nje hollandez te gjith zonen atje e quajti shkaterrim
O Shoku i …”HABITATEVE dhe i KULINARIS”…
po pse mer lali ….. me ato tre halet e shurrtoret do te na prishesh mendjen ti ,
Apo dukei mbushur rreshtar me habitat e kulinaris .
TI kujton se duke perdorur fjalet habitat e kulinaris do u prishesh mendjen njerzve
So te paket jane ata shqiptare qe mund tu prishesh mendjen sa te vine ti shofin vetem njeher.
–Ti mor lali PREJ SHULLAZI, nese do vertet te besh nje reklame atij vendi pregatitu me mire e pastaj trego e fole .
NA ISHTE NJEHERE …..????????????????????