Pothuajse 28 vjet më parë, Shqipëria po jetonte një shpërthim të protestave e tubimeve masive studentore, të nisura në Qytetin Studenti.
Në fillim ishin ekonomike, e në pak ditë, madje dhe orë, u shndërruan sakaq në politike.
Kjo pasi gjithçka po zhvillohej në kontekst të një ndikimi nga ndryshimet politike në vendet e tjera të Lindjes, ku regjimet komuniste po tronditeshin nga reagimet popullore.
Kërkesat politike çuan në shpalljen e pluralizimit, e më pas në themelimin e PD-së si parti e parë opozitare anti-komuniste.
Por për një vit, zhvillimet do ishin shumë të ethshme dhe, aksionet anti-regjim zhvilloheshin në dy fronte: në Qytetin Studenti dhe Akademinë e Arteve. E para ishte më populiste, e dyta më intelektuale.
Mes tyre pati pikëtakime, siç qe figura dhe roli i Blendi Gonxhes, i cili bënte protagonistin sa te njëra hapësira e sa të tjera, por dhe pikëndarje, të simbolizuara nga dy figura që dhe sot janë përballë njëri-tjetrit si rivalë të përjetshëm, Sali Berishës dhe Edi Ramës.
Një prej pikave ku ata u ndanë ishte statusi i të përndjekurve politikë. Në fillimet e saj, PD nuk i kishte në axhendë, ndoshta dhe nga papjekuria politike apo faktorë të tjerë.
Ndaj ndodhi që artikulimi i dramës së tyre të ndodhte gati një vit më vonë dhe pikërisht te Akademia e Arteve, atje ku zërat kryesorë anti-regjim ishin Edi Rama dhe i ndjeri Ardian Klosi, që të dy “bij kundër etërve”, siç Berisha i veçoi me këtë percaktor politik një ditë më parë duke përkujtuar 8 Dhjetorin, në kontekstin e një vlerësimi pozitiv, por jo duke patur parasysh këtë dyshe, të cilën e pati gjithnjë si kundërshtare të politikave të tij.
Në prej tubimeve të zhvilluara më 11 janar 1991 në Akademinë e Arteve, ose ndryshe në një Refleksion – siç quheshin në atë kohë – u dol me një peticion me katër kërkesa, të gjitha politike. Dhe mes tyre ishte dhe ajo për lirimin e të burgosurve politikë.
Tiranë, më 11 janar 1991
Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë
Sot, më 11.1.1991 në sallën e Institutit të Lartë të Arteve u mbolëdhën student, pedagogë, intelektualë, punëtorë, qytetarë të Tiranës. Qëllimi i këtij tubimi ishte të reflektohej mbi të kaluarën, të sotmen, dhe të ardhmen e vendit tonë jashtë interesave të ngushta partiake.
Nga debati i zhvilluar, të gjithë njëzëri vendosëm t’ju dërgojmë juve peticionin e mëposhtëm me këto kërkesa:
1.Të shtyhen zgjedhjet e 10 shkurtit
2.Të zhvleftësohet ligji elektoral në fuqi
3.Të shikohet në dritën e fakteve, të gabimeve të rënda që janë kryer në të kaluarën dhe të gjendjes së rëndë ku ka mbërritur vendi ynë, figura e Enver Hoxhës.
4.Të lirohen të gjithë të burgosurit e opinionit dhe t’u jepet atyre pafajësia që u takon.
Kërkojmë që për këtë çështje të marrim pa ngurim dhe drejtpërdrjet përgjigje nga përfaqësuesit tuaj.
Dhe siç dihet, pak muaj më vonë do niste dhe boshatisja e burgjeve nga të dënuarit politikë. Pra, kjo ndodhi në ’91-shin, një vit pasi regjimi kishte hyrë në erën e pluralizmit politik.
Te ter kta me pardesy te bardha ishin njerzit e ramiz alis , njerzit e sigurimit te shtetit , mbanin pardesyt qe te dalloheshin nga turma qe kishte urdher qe kush ishte me pardesy te bardh mos prekej nga policia , dhe benin cubin kta bira kurve qe sot shajn Enverin , kta bythqirat e perkedhelur nga Enveri , saliu ed rama selami pollo hajdari gramos pashko genc ruli dhe neritan ceka , kta ishin kollona e pest e PPSHs , tek turma qe kerkonte demokraci , PDja u krijua tek shpia gramoz pashkos qe ruhej me ushtaret e gardes se PPSHs dhe te ish sistemit , kta jan llumi i pa fytyr i kti vendi qe shajn dhe mbahen per kundershtar te Enver Hoxhes dhe Ramiz Alis qe i beri me parti , me PDn qe esht sot dhe me PSn .
“…një vit pasi regjimi kish hyrë në erën e pluralizmit politik.”???? E bukur kjo! Por peticioni mban datën 11.1.1991. Era e pluralizmit nuk kish më shumë se një muaj që kishte hyrë. Habitet njeriu me pakujdesitë tuaja të kthyera në një zakon të shëmtuar….
Sa për qëllimin që keni me botimin e këtyre kërkesave, mendoj se keni plotësisht të drejtë. Shëmtia e protestave aktuale të studentve me kërkesat mjerane që paraqesin, kalon çdo kufij të mjerimit intelektual. Pa frikë këto protesta do të kujtohen si tregues i degjenerimit përfundimtar i një brezi që nuk ka më të voglën vlerë për ti dhënë kombit të vet, një brez i cili proteston për të mbushur boshllëkun e një jete shterp, pa ide dhe ideale. Kërkojnë të mos paguajnë tarifën për provime që ju duhet të përsërisin, kur gjatë vitit mësimor nuk shkojnë fare në leksione dhe ju duhet ti përsërisin provimet nga katër apo pesë herë. Jo vetëm kaq, por kritikojnë profesorët për korrupsion, kur janë po vetë që nuk lënë gur e kusur të gjejnë një njeri që ti japi lekët profesorit. Brez më të degjeneruar zor se mund të gjëndet. “Revolucioni” i tyre pa frikë mund të therritet si “revolucioni i mbetësave”. Mjeranë, të paaftë deri në palcë. Kur për busull duhet të kishin thënien e ndritur të Xhon Kenedit : Mos shiko çfarë duhet të bëjë atdheu për ty, por shiko çfarë do të bësh ti për atëdheun tënd.
Ja dy pardesybardhet e ‘pluralizmit’ shqiptar, dy bijte e ramizalise, qe ne 30 vjet e cuan ket vend drejte rrenimit maximal.
Poplli shqiptar edhe nje here falenderin
Aleatet e Mdhej qe I dhane ‘cekun e bardhe’ nr2 as atij te enverhoxhes per te genocidu Shqiptaret & cfaru inteligjencen, Patriotizmin, vlerat,
I dyti çek I bardhe ketyre Mostra-yjeve ne ngjitje
qe e cuan Shqiperine nga Zonje ne nje te Perdale
e ta boshatisin me sukses te plote vendin nga Shqiptaret, nga pasurite, vlerat…
edhe nga shpresa se KY vend bëhet
Duke e kthy ket vend ne xhungel mostra-perversesh,
ma zi se FermeKafshesh.
Gje qe si gjithnje behej ne interes te Tyre dhe fqinjeve.
Dode!
Perjashto dyshen Rama ,Klosi,jam plotesisht dakord me ty.Dhe po t’a shohesh me vemendje fotografine pardesyja e Rames ben perjashtim nga takemi i pardesyve te Saliut ecompani,qofte nga nuanca e te bardhes,qofte nga prerja..