Perëndimi i diellit në Himarë ka tërhequr vëmendjen e fotografit italian Luigi Marzo, duke na dhuruar fotografi të mrekullueshme të vendit tonë.
Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, shprehet se “ja ku jemi kaq afër nga kjo fotografi me kurorën e ullinjve të Otrantos dhe përballë Himara jonë kryelartë, me realizimin fantastik të mikut të veçantë Luigi Marzo që na dhuron përherë foto të mrekullueshme”, shkruan ata.
Më një bregdet të mrekullueshëm dhe male të larta, Himara vijon të tërheqë vëmendjen e turistëve të shumtë, ku gjatë këtij viti pati një rritje prej 20% të tyre.
Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle, por edhe me rërë të bardhë e të imët. Spillea, është plazhi qendror i Himarës, me shumë vizitorë në verë, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në jug Llamani, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukova dhe Kakomea.
Turisti në zonën e Himarës gjen det e qiell të pastër, brigje ranore të ngulura në shkëmb, objekte kulturore dhe historike, monumente të natyrës dhe një kulinari të veçantë detare. Himara është perla detare e Shqipërisë.
Per pak u bera xheloz qe perendimet fantastike te diellit ne Himare i ka “zbuluar” nje i huaj.Por ky ka ne plan malet tona nga kendveshtrimi i Puglia-s ne bregun italian.Te shohesh diellin qe perendon mbi Jon,nga Ksamili gjer ne Sazan eshte thjeshte perrallore .
Sa afer gjeografikisht, e sa larg politkisht per shkak te politikes me koncept katundi qe kane ndertuar katundaret tane politikane.
Punta Palascìa, SP87, 73028 Otranto LE, Italy – Ekzaktesisht perballe Palases.
MOMENTI I PERENDIMIT REFLEKTUES MBI JON DHE MALET E SHQIPERISE (PALASE)….