Shkëlqimi dhe rënia e Hysajt, as Sarri nuk do të harxhojë më për të

9 Dhjetor 2018, 12:24Sport TEMA

Nëse në 3 vitet e fundit e deri pak muaj më parë, në Europë të gjithë po flisnin për Elseid Hysajn si mbrojtësin e denjë për krahun e djathtë dhe një nga më të mirët në botë, sot mund të flitet ndryshe për të.

Që nga koha kur Ançeloti mori drejtimin e Napolit, Hysaj ka pësuar një rënie të dukshme dhe kjo shihet qartë me performancat e tij në fushë.

I vetmi ekip që kërkon të marrë me çdo kusht Hysajn, tashmë ka mbetur Çelsi me në krye Mauricio Sarrin.

Duke qenë se Sarri e njeh mirë shkodranin pasi e ka pasur futbollistin e tij si te Empoli, ashtu edhe te Napoli e megjithatë, as tekniku italian nuk e ka në plan të harxhojë shumë për të.

Sipas ‘Mirror’ klubi nga Londra është gati të ofrojë në drejtim të Napolit 20 milionë paund për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares dhe negociatat për transferimin e tij pritet që të nisin që në janar, për një transferim të mundshëm në merkaton e dimrit.

Kështu, vlera e Hysja ka presuar një rënie drastike duke qenes e në verë flitej për një transferim që kapte vlerën e 50 milionë eurove, aq sa ishte edhe klauzola e mbrojtësit por gjërat kanë ndryshuar.

Ditët në vijim, pritet që të ketë zhvillime të reja sa i përket kësaj lëvizjeje.

3 komente në “Shkëlqimi dhe rënia e Hysajt, as Sarri nuk do të harxhojë më për të”

  1. Baton KITA - Gostivari says:

    ËSHTË NJË MBROJTËS I SHKËLQYER. PATJETËR TË NDRYSHOJË MENTALITETIN. TË NXJERR NË PAH POTENCIALIN OFENSIV. TË LIROHET DERISA KALON E NDODHET NË PJESËN E FUSHËS KUR BËHEN VEPRIME SULMI.
    SHËNDET E PËRPARA!

  2. Çentrale says:

    Po ju Hysaj e Hysaj. Lojtar kot

  3. Agron says:

    HYSAJ ESHTE NJE DJALE SHUME PUNETOR DHE KORREKT NE KETE PROFESION SHUME TE RENDE POR DHE FITIMPRURES. KONKURENCA DHE PREFERENCAT BEJNE PJESE TE KESAJ INDUSTRIE LOJE PRANDAJ LERENI DJALIN NE PUNE TE VET DHE JAM I SIGURTE QE DO TJA DALE MESEMIRI. MOS HARRONI QE PER NE DHE MUSTAFI APO XHAKA NUK JANE METE MIRE SE SHUME TE TJERE POR JA QE ATA PO LUAJNE DHE JANE BAZE PER EKIPET E TYRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje