Napoli mposht pa problem Frosinonen, Hysaj paraqitje pozitive

8 Dhjetor 2018, 17:32Sport TEMA

Napoli ka shpartalluar skuadrën e Frosinones me rezultatin e thellë 4-0, duke marrë tri pikë të rëndësishme dhe duke ruajtur distancën në krye të tabelës me Juventusit, që dje mposhti Interin.

Skuadra e drejtuar nga Ançeloti nuk e pati aspak të vështirë marrjen e këtij triumfi, duke shënuar nga dy gola për çdo pjesë.

Zielinski, Ounas dhe Milik dy herë i dhanë tri pikët Napolit.

Paraqitje të mirë bëri dhe mbrojtësi kuqezi i kombëtares, Elseid Hysaj, që në këtë takim, luajti në rolin e tij natyral si mbrojtës i djathtë, duke i lënë krahun e majtë algjeriani Gulam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje