“L’Equipe”: PSG do shesë një prej yjeve të saj, reagon klubi francez duke sulmuar median

8 Dhjetor 2018, 14:46Sport TEMA

Paris Saint-Germaini ka një ndër sulmet më të mirë në Evropë me Neymarin dhe Kylian Mbappen, mirëpo mediat franceze thonë se klubi mund ta shesë njërin prej tyre për t’iu shmangur sanksioneve.

Financial Fair Play është në monitorim të klubit të PSG-së që kur transferoi në Paris brazilianin dhe francezin në verën e vitit 2017.

Sipas L’Equipe, PSG do të shesë një prej dy lojtarëve në fund të këtij sezonj, dhe ai mund të jetë Mbappe, pasi thuhet që çmimi i tij do të jetë më i lartë.

Ndërkohë pas këtyre raportimeve, PSG ka reaguar me një komunikatë zyrtare:

“I mohojmë në mënyrën më të fuqishme këto informacione krejtësisht të gabuara dhe qesharake. Kjo është mundësia e vetme për të rikrijuar një klimë tensioni të madh në klubin tonë.

PSG pyet veten edhe një herë në lidhje me ndershmërinë intelektuale të “L’Equipe” dhe motivet e fshehura të linjës së saj editoriale”, shkruan komunikata zyrtare e parisienëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje