Gega: FSHF të mos marrë profesionalizmin për dobësi

7 Dhjetor 2018, 13:54Sport TEMA

Skënder Gega, trajneri i Partizanit ka dalë sot para mediave në prag të takimit që skuadra e tij luan në transfertë ndaj Teutës.

I revoltuar në lidhje me dënimin që Disiplina i ka dhënë tifozëve, Gega është shprehur se të gjithë e kanë frikë Partizanin, madje dhe se po mundohen që ta pengojnë.

Ndeshja me Teutën?

Gega: Është ndeshje si gjithë të tjerat. Kemi edhe 2 ndeshje para se të mbarojë gjysma e kampionatit. E shohim si të radhës dhe është e fortë. Këtë ndeshje shkojmë vetëm për të fituar. Asgjë nuk kam vendosur për formacionin dhe nesër para ndeshjes do të shpallet formacioni shumë më shpejtë para se të nisë ndeshje. Do të ketë lëvizje shumë të vogla.

Hebaj?

Gega: Ai është pyka e grupit dhe ai që të gjithë ju keni kërkuar. Jemimjaft të kënaqur që ka shënuar dy gola , nëse e shikojmë të luaj që në fillim dotë jetë titullar.

Gega: Nuk e parashikoj dot ndeshjen. Edhe për Malën do të shohim, kemi provuar në stërvitje disa mënyra. Nuk prishet ajo që është kryesorja. Mala adaptohet mirë dhe ka luajtur si mbrojtës në të kaluarën. Do ishte mirë të ishte Ibrahimi.

Tifozët?

Gega: Na kënaq dhe më bëhet qejfi që jo vetëm në Durrës po çdo stadium të jetë i mbushur pasi nxitemi më shumë dhe kënaqemi. Nuk jep presion. E dua stadiumin plot edhe kundër nesh. Unë i bëj thirrje tifozëve këtu që të mos tërhiqen edhe pse nuk dot jenë ndeshjen me Kukësin. Janë pjesa jonë e rëndësishme. Durrësi është afër dhe luajmë në shtëpinë tonë.

Teuta rival direkt?

Gega: Është bërë vetëm 50% e punës dhe në këtë periudhë të parë kanëlëvizur shumë ekipet në renditje. Nuk i vë dot gishtin asnjë ekipi dhe nukmendoj se gjërat janë aq lehtë sa të caktohen deri në dhjetor. Më kënaq vetëmnjë gol, sa të kalojë topi vijën fatale. Duam 3 pikët. Meqë jemi aty-aty dua tëkemi me kujdes dhe të dalim sipër tyre. E vlerësojmë kundërshtarin. Ndeshja ekaluar është hedhur pas krahëve dhe kanë kaluar 3 muaj. Shohim nesër.

Ultras Guerrils?

Gega: Tifozët janë lojtari ynë i 12-të dhe me këtë jetë që është në Shqipëri, ata i japin bukuri stadiumeve. Në derbi tifozët u sollën shumë mirë dhe i dhanë atmosferë derbit edhe pse kundërshtarët nuk ishin. Pa tifozë është bosh. Shpresoj të ndryshojnë gjërat deri me Kukësin. Nuk është dhunë pse përqafon futbollistin. Dhunë është kur ndërpret ndeshjen, sulmon arbitrin ose futbollistët, por jo të përqafosh dikë. 2 – 3 u futën dhe ikën për 30 sekonda. Klubi ka gjuhën e vet se si do të ankohet dhe do të gjejë të drejtën e tyre.

Futja e tifozëve në fushë?

Gega: Nuk them që është shembull i mirë por ka tolerime dhe investigim se sa kanë ndikuar në ndeshje. Është ndryshe rasti i Tiranës, pasi ata dolën shumë shpejtë. Kompania që ka marrë përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes, duhet të jetë vigjilente.

Dënimi nga disiplina?

Gega: Besoj se po të kërkosh te një ekip futbolli ose te një familje,gjen diçka dhe asgjë nuk është e përkryer, sidomos në Shqipëri. Ju e shihniçfarë ndodh në stadiumet tona. Askush s’na pyet nëse kemi pasur ujë të ngrohtëapo të ftohtë pas ndeshjes. Askush nuk pyet se çfarë rregullash apo ligjesh ka20 km larg Tiranës, autobusi nuk hyn dhe ecim 10 km në këmbë. Dua që të paktënmos të na heqin tifozët. Nuk e dija që e kanë kaq frikë Partizanin. Nuk e dijaqë duan ta pengojnë me çdo rrethanë. Jemi në gjendje të mirë me lojtarët dhetifozët. Jemi familje. Nuk kam premtuar as fitore dhe as titull, por do tëshohim vetëm nga ndeshja e radhës për të fituar.

Kush e ka frikë Partizanin?

Gega: Shihet se kush e ka. Kundërshtarët mundohen ta bëjnë. Nuk i shoh dënimet e Partizanit, por si po dënohemi çdo ndeshje, i përfshin të gjitha.

Këshillat për merkato nga ish lojtarët e kuq?

Gega: I falënderoj nëse na vijnë këshilla dhe për herë të dytë nëse kanë kontribuar më parë. Do të merren me mua dhe klubin, herë me fjalë të mira e kritika. Jam trajner i Partizanit dhe nëse nuk do të isha, ndoshta do të merresha unë me dikë tjetër. Qëllimi ynë është ndeshja e radhës.

Ndryshim politikash me FSHF?

Gega: Nuk duhet të merret sjella e mirë dhe profesionalizmi si dobësi dhe modesti. Ne po mundohemi të japim shembullin e mirë brenda dhe jashtë fushe dhe duam të japim një mesazh te mediat dhe kudo si nivel i lartë profesionalizmi, por nëse kjo e shqetëson FSHF-në, dhe do të sillemi ndryshe, nuk është problemi ynë dhe i dikujt tjetër. Nuk kemi asnjë lloj politike, por bëjmë punën tonë.

Çështjet Hoxha dhe Trashi?

Gega: Është diçka e kthyer dhe meqë u rikthyet po e them. Keni qenëprezentë në konferenca dhe pas ndeshjes. Rasti i Trashit ishte brenda klubit,ekipit dhe grupit. Albani ishte jashtë fushe. Ishte në orët e pushimit, orët elira. Ai e ka tepruar me “Corona” por në fushë ka qenë ekselent. Nuk e di dozëne alkoolit se sa e ka tepruar. Masën e merr klubi dhe drejtuesit. Masa ishtepër të hequr shiritin e kapitenit dhe për ta aktivizuar. Luajti shumë mirë dhena ndihmoi. Mos e hapni më këtë temë për Alban Hoxhën. Është lojtar titullardhe kjo është e rëndësishme. Është një nga shtyllat e klubit ndër vite dhe potë kem mundësi, çdo lojtar nga 18 vjeç deri 30 vjeç do ta bëja kapiten për tëndjerë peshën e fanellës. Për mua Albani është lider. Shiritat lëvizin dhe përmua nuk kanë rëndësi. Duhet të japë kontribut dhe një mision që e kemi nisur.Askush nuk është perfekt. Të gjithë gabojmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje