VIDEO: Kukësi i shkakton humbjen e dytë Skënderbeut, korçarët në krizë

7 Dhjetor 2018, 15:55Sport TEMA

Kukësi është fituesi i super sfidës së javës së 13-të të Kategorisë Superiore duke mposhtur një rival direkt për luftën për titullin si Skënderbeun.

Verilindorët triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj kampionëve të Shqipërisë në sfidën që u zhvillua në stadiumin e Kamzës.

Një tre pikësh i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Armando Cungu, të cilët tashmë janë me pikë të barabartë me korçarët që po kalojnë një krizë rezultatesh duke marrë humbjen e dytë rradhazi.

Heroi i fitores për ekipin e Kukësit ishte                 William i cili ekzekutoi në mënyrë të saktë një 11 metërsh të shkaktuar nga portieri Teqja.

Me këtë sukes Kukësi ngjitet në vendin e tretë me 30-pikë, po aq sa ka dhe Skënderbeu që pozicionohet në vendin e dytë po me 30-pikë.

Më poshtë goli i fitores për Kukësin i shënuar nga William. (TemA)

1 komente në “VIDEO: Kukësi i shkakton humbjen e dytë Skënderbeut, korçarët në krizë”

  1. Skenderbeu says:

    Kame besim se Skenderbeu do e marre veten dhe shume shpejte do kthehet ne krye te renditjes. atje ku e ka vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje