Mauricio Poketino është një nga kandidatët më të fortë për t’u ulur në stolin e Mançester Junajtid, ku largimi i Mourinjos duket vetëm çështje kohe.
Raporti mes portugezit dhe klubit të madh anglez është prishur prej muajsh.
Mourinjo ka një kontratë deri në vitin 2020 me Mançester Junajtid, por rezultatet në kampionat nuk janë të kënaqshme.
Trajneri argjentinas i Totenhemit, Poketino, më parë edhe në orbitën e Real Madridit, nuk është i kënaqur me merkaton dhe, edhe pse ka firmosur një kontratë prej 8 milionë stërlinash deri në vitin 2023, dëshiron të lërë Londrën në fund të sezonit.
Klauzola e kontratës së Mourinjos do ta lejonte Mançesterin të kursente shumë në rast divorci, nëse skuadra nuk shkon në Champions League sezonin e ardhshëm, por nga ana tjetër, për t’i rrëmbyer Totenhemit trajnerin Poketino duhen rreth 45 milionë stërlina.