Kanë qenë përdoruesit e Twitter ata që i kanë dhënë përgjigjen e duhur pyetjes së bërë nga profili zyrtar francez i UEFA-s: “Sot është 7 dhjetori, cili është numri juaj 7 i preferuar në këtë sezon?”.
Opsionet kanë qenë gjashtë: Coutinho, Mbappé, Griezmann, Mariano Diaz, Sterling dhe Ribery.
Vlerësimi bëhej duke dhënë një votë nga 1 në 6. Rezultati?
Një lumë imazhesh të Cristiano Ronaldo-s. CR…7 që feston.
CR7 që qesh. CR7 që ngërdheshet. CR7 që shënon.
Duhet pranuar, kjo ka qenë një gafë e vërtetë nga ana e UEFA-s.
Mes numrave 7 më të mirë të viti mungon fenomeni i Juventus, i cili është përjashtuar pa shpjegim, por ka qenë i pranishëm në mbi 200 komentet e bëra nga përdoruesit e Twitter.
Në të vërtetë emrat e propozuar në këtë sondazh janë pothuajse të gjithë të vlefshëm dhe nuk janë të lidhur vetëm me futbollin francez (Coutinho dhe Sterling).
Nuk mund të diskutohet vlera e Coutinho dhe Sterling. Është përfshirë edhe Ribery, edhe pse “7” e rivalëve të Dortmund, Jadon Sancho, po bën paraqitje të jashtëzakonshme.
Më pas vjen emri që stonon, Mariano Diaz, lojtari që ka marrë 7-ën e Ronaldo-s te Real, i cili ka shënuar vetëm një gol në 14 ndeshje të luajtura dhe vetëm dy prej tyre si titullar.
Një veprim i qëllimshëm?