Liverpooli ka marrë fitore të thellë 4-0 në transfertë ndaj Bournemouthit në kuadër të javës së 16-të në Premierligë.
Me këtë fitore skuadra e Jurgen Klopp është ngjitur në krye të tabelës me 42 pikë, një më shumë se Manchester City që luan sot në orën 18:30 kundër Chelseat.
Në këtë ndeshje protagonist ishte Mohamed Salah, i cili shënoi hat-trick, ndërsa golin tjetër e shënoi lojtari i Bournemouthit, Steve Cook, që ishte një auto-gol spektakolar.
Xherdan Shaqiri nisi ndeshjen nga fillimi, dhe luajti deri në minutën e 65’, ku pastaj u zëvendësua me Sadio Manen.
Liverpooli ka dy kundërshtarë të vështirë në javën që vjen, e pret Napolin në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe pastaj në fundjavë luan përsëri në shtëpi ndaj rivalit Manchester United.