Tirana "shfryn" ndaj Kastriotit, rikthehet tek fitorja

8 Dhjetor 2018, 15:55Sport TEMA

Pas nje serie te gjate rezultatesh negative, Tirana eshte rikthyer me ne fund te fitorja duke mposhtur ne stadiumin “Selman Stermasi” me rezultatin e thelle 4-0 ekipin e Kastriotit.

Nje tre pikesh i rendesishem per 24 here kampionet e vendit te cilet i largohen zones se ftohte ne luften per mbijetese.

Kjo eshte dhe fitorja e pare per trajnerin e bardhebluve Ardian Mema qe kur ka ardhur ne krye te stolit te Tiranes, ku zevendesoi Ze Marian.

Golat e fitores per Tiranen u shenuan nga ana e Hasanit, Greces, Ngos dhe Sentamu te cilet rikthyen ekipin e tyre tek fitorja.

Me kete sukses Tirana pozicionohet ne vendin e 7-te ne renditje me 14 pike, ndersa Kastrioti renditet ne vend te 9-te me 10 pike. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje