Dortmundi triumfon edhe në derbi, Bajerni e ka të thjeshtë përballë Nurembergut

8 Dhjetor 2018, 18:29Sport TEMA

Janë luajtur 5 sfida të javës së 14-të në Bundesligën gjermane, ku sfida më e rëndësishme ishte pikërisht ajo mes Shalkes dhe Dortmundit, një nga derbit më të ndjekur në Evropë.

Dortmundi vinte si favorite në këtë sfidë, pasi janë kryesuesit e kampionatit.

Verdhezinjtë nuk zhgënjyen dhe arritën të fitonin 1-2, falë golave të Delanei dhe talentit anglez, Sanço, që i dha tri pikët në minutën e 84’ djemve Favre.

Fitore ka marrë dhe Bajerni i Mynihut, me bavarezët që kanë shkatërruar modestët e Nurembergut me rezultatin 3-0.

Dy gola të Levandovskit dhe një gol nga Riberi i dhanë tri pikët të besuarve të Kovaç.

Bundesliga, java e 14-të

Shalke – Dortmund  1-2
Kaljaguri 61’ / Delanei 7’, Sanço 84’

Bajern Mynih – Nuremberg  3-0
Levandovski 8’ 27’, Riberi 56’

Bajer Leverkuzen – Ausburg  1-0
Alario 75’

Frajburg – Lajpcig  3-0
Peterson 12’, Valshmit 45’, Frantz 52’

Volfsburg – Hofenhaim  2-2
Bikacek 28’, Gincek 31’ / Belfodil 4’, Kramariç 71’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje