Arben Malaj, ish-ministri i Financave dhe ekspert në fushën e financave publike, shprehet pro kërkesave të studentëve për cilësi në arsim, por është kundër heqjes apo përgjysmimit të tarifave universitare, sepse sipas tij, buxheti i shtetit është i pamundur ta përballojë një gjë të tillë.
“Jam skeptik ndaj kërkesave për arsim të lartë falas apo reduktim të ndjeshëm të tarifave. Kjo sepse diferenca që do të krijohet, do të duhet të financohet nga taksimi i përgjithshëm, i cili ka prioritar arsimimin që nga ai parashkollor deri tek ai universitar.
Politikat publike më efikase janë ato që mbështesin më shumë aty ku përfituesit janë më të mëdhenj në numër.
Faktori përcaktues në përmirësimin e mirëarsimimit mbetet stafi mësimdhënës dhe mbështetës në çdo nivel të tyre”, shkruan Malaj në llogarinë e tij në Facebook.
Për të, Shqipëria nuk i ka aktualisht mundësitë reale për të dyfishuar mbështetjen buxhetore nga 2.9 % e PBB-së në 5.%.
Sepse, sqaron Malaj, kjo rritje e menjëhershme ka tre burime financimi. E para, të shkojë në rritje deficiti dhe borxhi. E dyta, të mbulohet nga shkurtime në sektorët e tjerë prioritarë dhe e treta, një kombinim midis rritjes së të ardhurave dhe ristrukturimit më efektiv të shpenzimeve buxhetore.
“2.1 % e PBB-së janë gati rreth 75% e investimeve publike në një vit buxhetor nga burimet tona të brendshme. Ndërsa defiçiti i skemës së sigurimeve sociale dhe shëndetësore është rreth 450 milionë dollarë ose rreth 1.5 herë më shumë se investimet publike. Pra, nëqoftëse bëhet ky premtim dhe nuk do të mbahet, kjo dëmton kredibilitetin e qeverisjes dhe ushqen zhgënjimet dhe largimet nga vendi. Objektivi i rritjes duhet të jetë afatmesëm dhe i matshëm çdo vit.
Po kështu kërkesat ultimative mund të nxisin zinxhirin e tyre, pra të kërkojnë rritje pagash mësuesit, infermierët, mjekët, ushtarakët, policët, të kërkojnë rritje pensionesh pensionistët.
Kjo do ta çojë vendin në një spirale protestash që do të ushqejnë pasiguri dhe do të prodhojnë kosto të rënda buxhetore, individuale, sociale dhe politike,” thotë ish-Ministri i Financave, duke vazhduar shpjegimin e tij se “studentët si promotorë të ndryshimeve të mëdha demokratike, duhet t’i bëjnë propozimet e tyre të arsyeshme dhe të arritshme.
Një kërkesë e hapur publike ndaj studentëve është edhe ndalimi i keqpërdorimit të rrjeteve sociale për të njollosur çdo profesor.
Kjo i dëmton lëvizjes kredibilitetin publik dhe misionin e saj,
“Shpresoj shumë në mirëkuptimin tuaj dhe mirëpres me mirënjohje çdo diskutim pozitiv”, shprehet Malaj.
Duke u solidarizuar me studentët për kërkesat e tyre lidhur me përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, Malaj rendit kërkesat që mbështet:
1- Çdo hap që thellon dhe garanton demokratizmin e qeverisjes së IAL.
2- Rishikimin e kurrikulave;
3- Rritjen e fleksibilitetit të programeve universitare;
4- Zgjerimin e ofertës akademike duke i dhënë mundësi çdo të riu të testojë aftësitë e tij për të studiuar në universitet;
5- Zgjerimin e programeve nga part-time, në fundjavë, on-line dhe çdo mënyre të re të cilat përmirësojnë cilësinë dhe lehtësojnë kostot e mirëarsimit të të rinjve;
6- Akses në sistemin e bibliotekave online dhe çdo burimi alternativ;
7- Përmirësimin rrënjësisht të logjistikes mësimdhënëse, e cila nuk u përgjigjet teknologjive të reja,
8- Reduktimin e çdo kostoje abuzive të drejtëpërdrejtë apo indirekte ndaj studentëve;
9- Çdo kërkesë që rrit transparencën e vendimmarrjes dhe të përdorimit të mençur dhe efikase të investimit individual dhe publik në universitete,
10- Të luftohet me rrënjë korrupsioni dhe nepotizimi
11- Përmirësimin e menjërshëm të kushteve të jetesës.
Ti meso te hecesh njeher se besoj te kujtohet kur te thoshte Nano qe duhet te hecesh dy ore ne dite brenda ne zyre qe te dukesh pak si qytetar . I ke akoma kostumet ” tafta ” dhe kepucet me maje dhe tak te larte ? U bere i pasur ti ? Krimb haleje .
Besoj se eshte nje pergjigje profesionale, e mirkuptueshme qe ka si objekt realizimin e e nje procesi aresimimi te mire profesional dhe shkencor te perputhur me nje model finaciar optimal, me rritje graduale permanente te buxhetit per universitete.
Nese do isha nje protestues i ndershem dhe jo rastesor pas berihajt, une do ta votoja A. Malaj.
Buxhet i shtetit duhet per trajtimin e politikaneve dhe Ben piramides
Pershendetje ,
ju falenderoj per ndarjen e postimit ne fb ne gazeten tuaj
Titulli nuk perputhet me mesazhin kryesore qe eshte se qeveria nuk e mban dot premtimit e rritjes menjerhere te mbeshtetjes buxhetore per arsimin nga 2.9 ne 5 % e Produktit te Brendeshem Bruto.
Shpresoj ne respektimin e kerkeses time ligjore, ose vendosjen e titullit orgjinal te postimit: “Solidar por jo populist ”
ose saktesimin e titullit Malaj : Qeveria nuik e mban dot prentimin e rritjes se menjhershme te mbeshtetjes buxhetore.
Ju falenderoj per mirekuptimin
Sigurisht qe po flet ne konflikt interesi i dashur duke qene se je rektor i nje universiteti privat.
Te lumte Malaj, ke folur drejte, me pelqeve!
Haha,studenti shqiptar dhe universiteti shqiptar.Ke te kapesh t’parin?Ne qofte se e fillojme me studentin,90%-95% jane kot,nuk mesojne,i marrin provimet me pare,hyne e dalin kastravec.Çfare te flasesh per studentin,p.sh. mbaron per anglisht por nuk di fare anglisht,leri fare pastaj deget,shkenca politike,histori gjeografi etj qe nuk shkojne fare.Shkurt studenti shqiptar(perveç nje pjese fare te vogel) e ka dhjere fare kuptimin e fjales student.
Dalim tek universiteti,si institucion,qellimi i te cilit eshte te pergatise inxhinjeret,mjeket,ekonomistet etj,te ardhmen e vendit.Ketu futen edhe pedagoget,administrata e universitetit etj.Te gjithe mut,i vetmi ideal jane paret.Nuk i intereson fare,po fare fare studenti,vetem paret e prinderve te studenteve i interesojne.Ne Shqiperi,ne vit i jipen diploma 1500 architeteve,3000 economistave,2000 juristave,10 inxhinjerave,2 ose asnje matematike,asnje per gjeologji etj etj.Te mendosh se shumica me pare e ka ble kete diplome.Me pak fjale,per mendimin tim,universitetet ne Shqiperi duhet te mbyllen totalisht.Radikal mendimi,vetem nje perqindje e vogel do te digjet,dhe per keto duhet te mendoje shteti,ti çoje me bursa jashte dhe te vijne ne Shqiperi,dhe ato qe mbarojne do jene sagllam per Shqiperi.Edhe ne kohen e Zogut,dhe ne fillim te kohes se Dulles,nuk kishte universitet ne Albanistan,te gjithe mbaronin jashte,dhe te gjithe ishin asa ne profesionin e tyre.Ndersa tani,systemi arsimor,studenti,universitetet jane karagjoze.
Ik o financier i deshtum me mesatare 5.9
Ketu nuk behet fjale per permiresimin e kushteve te studenteve, por per rrezimin e qeverive aktuale te Kosoves dhe Shqiperise. Kjo porosi duhet te kete ardhur nga Moska e Vladimir Putinit dhe financuar nga fondet e fshehta politike serbe e greke. Jo rastesisht eshte vene re nje aktivizim agresiv I agjenteve te RIA (Russia Inteligent Agency, ex KGB) e cila i ka shtrire kthetrat e saj ne te gjithe shtetet e Ballkanit.
Nqs cdo lek i investuar shkone sipas planifikimit di te shofesh edhe ti Arben se Buxheti i perballon shume mire,por e verteta eshte se Vidhen.
Arben Malaj është një ndër më të mençurit, të aftët e fisnikët që politika shqiptare ka në vitet postkomuniste.
Uroj që sa më shpejt të përfishihesh më brenda familjes tënde politike Partisë Socialiste. I duhesh shumë dhe e meriton sa askush tjetër.
BRAVO…………………………………..
Shume i sakte. Por ti duhesh me shume te financat se te arsimi..
Ekspert hajdut..
Shume mire z.Malaj. Duhet te flasin specialistet dhe ekspertet dhe jo dallkauket dhe hajdutet qe jane gati ti vene zjarin vendit per teshpetuar nga vejtingu.
Jam dakort me prf. Arben Malaj, por nisur nga parimi qe cdo mase e marre nga ligjevenesi, efektet e saje te kene nje baze perfituesi sa me te madh, une jam per rishikimin e tarifes hyrese te studenteve dhe lenjen e pageses per ngelesat. Me ket mase perfituesit jan te gjithe studentet dhe forcohet edhe mesimmarrja. Studentet duhet te mesohen per ta administruar me mire parane e financuar nga prinderit e tyre ose edhe ate te vetfinancuar.
Eshte super i artikuluar. Titulli ndoshta nuk eshte me i duhuri. Nje recete shume e mire per arsimin.
Qeveria dhe Kryeministri duhet te shprehen hapur dhe vendosmerisht se nuk pranojne asnje ultimatuam nga asnje grup shoqeror qe shkel interesat e pergjithshme. Tarifat vjetore per Universitete publike jane te nevojshme per mbarvajtjen e tyre pa i renduar buzhetit te vendit dhe investimeve ne Shendetesi,fondin e sigurimeve dhe ne investime infrastukturore dhe ne pensione dhe paga. Kerkesat e studenteve per cilesi ne arsim, per kushte me te mira dhe lufte ndaj korrupsionit jane te arsyeshme dhe duhen mbeshtetur. Gjithashtu duhen rishikuar tarifat per provimet e mbartura ne bashkpunim me Rektoratet dhe Dekanatet pa cenuar autonomine e tyre. Studentet duhet tu shpjegohen dhe arsyetohen mundesite e buxhetit te shtetit perballe kerkesave per heqjen apo reduktimin e takses vjetore per Arsimin e Larte apo per rritjen me 2.1% te investimeve ne Arsim.Nese protesta e studenteve vazhdon me shtim kerkesash dhe ultimatume,qeveria duhet te pergatitet per shperndarjen e tyre me mjetet ligjore per te siguruar rendin dhe stabilitetin e jetes shoqerore dhe qytetare ne mbare vendin. Nese do vazhdohet te lejohen protesta te tilla me kerkesa te papergjegjshme dhe ultimative ekziston rreziku i shtimit te tyre nga grupime te tjera duke rrezikuar jeten demokratike dhe qytetare.
Prof. Arbeni, ju respektoj se keni qene nder te vetmit pedagoge qe kane fituar respektin e studenteve te FE.
I kuptoj dhe i mbeshtes dhe pikat qe keni parashtruar, qe jane te ngjashme me ato te studenteve.
Per sa i perket rritjes se shpenzimeve per arsimin ne 5% te PBB eshte padyshim e pamundur. Patjeter qe per rritje ka nevoje, por jo ne keto nivele.
Sidoqofte me vjen mire qe solidarizoheni me kerkesat dhe pranoni qe ka nevoje per ndryshim rrenjesor ne sistemin arsimor ne Shqiperi.
Sakte “ALBAN I”..