Ajo kërkon dënimin më të rëndë për autorët dhe të paguajnë për atë që bënë. Nëna e studentes greke Eleni Tofaloudis, duke folur për mediat e Athinës, thotë se vajza e saj u vra në mënyrë barbare.
“E hëngrën si qentë dhe pastaj e hodhën si qese plehrash.
E torturuan, kam zemërim në shpirtin tim. Dua të dali e vërteta.
Ishte një vajzë me qëllime, kishte ëndrra, ëndrra për jetën dhe ata dy monstra janë prenë ëndrrat në mes.
Çuan drejt vdekjes këtë vajzë? Nuk kanë turp? E gjithë shoqëria i refuzon”, shprehet mamaja e Eleni Tofaloudis.
Studentja 21-vjeçare u gjet e vdekur në shkëmbinj më 28 Nëntor.
Dy autorë të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë janë greku Manolis Koukouras 21 vjeç dhe shqiptari Aleksandër Luca 20 vjeç, të cilët ndodhen në burg.
Dy të rinjtë kanë qenë së bashku me Elenin në një shtëpi mbrëmjen e 27 Nëntorit në ishullin Rodos në Greqi. 21-vjeçarja u qëllua me hekur në kokë barbarisht, aq sa i ishte këputur veshi i majtë.
Më pas trupi i studentes u hodh në det. Policia greke thotë se ngjarja ka ndodhur pasi vajza refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të dy.
Ndërkohë, shqiptari dhe greku kanë pranuar përfshirjen në krim dhe akuzojnë njëri-tjetrin si personin që qëlloi në kokë Elenin dhe më pas vendosi për të hedhur trupin në det.
Na cate trapin me viktimat greke, lerini te flasin mediat e tyre per qytetaret perkates. Mediat tona behen me merak per te huajt se sa per qytetaret shqiptar qe masakrohen breda dhe jashte vendit. Gazetare leshi hiqni ndjenjat e servilizmit dhe inferjoritetit ndaj te huajve, per shqiptarin i pari duhet te jete shqiptari, pak dinjitet ju lutem!
T’i marrin te dy dhe t’i hedhin nga shkembi ku hodhen vajzen.
Po mire ore “toni”……. po ti ç’fare dafllakun e sateme do qe futesh ketu dhe e lexon e pastaj komenton kur nuk te plaska trapi (ti je trap i teri) !!!! Pse lexon artikuj “servil” e “inferiore” qe flasin per armiqte tane te perjeteshem ???!!!! Epo te hane pakez byça edhe ty per komshinjte … he … more karaduc .