Andi Bushati: Ju tregoj çfarë do t'i kërkoja Edi Ramës nëse do isha këshilltari i tij

11 Dhjetor 2018, 17:54Politika TEMA

Andi Bushati ka komentuar protestën studentore ku thotë  se nëse do ishte këshilltar i kryeministrit Edi Rama gjëja e parë që do i kërkonte, është shfryrja e protestës.

Analisti ka folur për News 24 ku bëri edhe një paralelizëm me protestën e jelekverdhëve.

“Jo unë thashë më duket të kundërtën, që akush nuk e ka luksin për të qeverisur kundër vendit të tij. Nuk e ka njeri luksin, sidomos dikush që është kapur duke vjedhur me presh në duar, 30 milionë euro në muaj.

Po të isha këshilltari i Ramës, do i thosha shpejt shfry protestën. Një njeriu që udhëheq i duhet paqja. Por për fat të keq është i rrethuar me servila”, u shpreh Bushati.

Po krijohet një ide, sikur një pjesë e kërkesave të të rinjve është e çmendur, është një luks.

Nëse grupi i interesit është  i drejtë, prej 5 vitesh kemi padrejtësi. Ato dy studentë që pashë te “Opinion” kishin prindër pa punë  dhe nuk i paguanin dot tarifat. Duket se ato kërkesa mundet të jenë pak të ekzagjeruara, por çfarë po ndodh në Shqipëri.

Ne po krijojmë në Shqipëri, njerëz që nuk kanë mundësi të shkollohen, vetëm se nuk kanë leke, është kriminale. Studentët duan shkollë, por nuk kanë para.

Por një student kur sheh që nuk ka të drejtën të arsimohet, se më shumë se një diplomë, vlen një teser partie, atëherë studenti thotë që t’i vëjë shqelmin sistemit”, vijoi ai

Lidhur me protestat e nxitura nga opozita, Bushati u shpreh:

Unë mendoj që kemi dy rrafshe një protestë të çiltër të bukur të studentëve, të cilës padurimi për të përmbysur Ramën, ka ngritur vatra të tjera. Opozita ka ndjekur një strategji të gabuar.

Organizmi i vatrave të ndryshme mund të japë mesazhin e gabuar dhe mund të mbivendosë mesazhe që nuk duhen.”

3 komente në “Andi Bushati: Ju tregoj çfarë do t’i kërkoja Edi Ramës nëse do isha këshilltari i tij”

  1. Olsi says:

    Per fat te mir nuk je. Leri artikujt dhe vish nje jelek leshverdh dhe ti. Mos e ler Lubonjen vetem se eshte dhe ftohete aman,po shko dhe ti dhe bythe me bythe ferkohuni qe te ngroheni bashke ?

  2. doriann says:

    po ci ke more keto palacolleqe, gazetaruc. Eshte mese normale te paguash dicka per arsimin e larte. MESE NORMALE.

    Po pse more gazetaruc, Amerika e ka gabim ne ate qe aplikon prej shekujsh kur vjen puna tek arsimi i larte? Po po flasim per 300 dollare ne vit mer K*qe analist. 300 dollare ne vit, per 5 vjet jane 1500 Dollare. Me nje te rene te lapsit, per nje kredi me kushte te zbutura, dhe me nje kest mujor prej 18 dollaresh ne muaj, kjo kredi eshte e shlyer pa demtuar xhepin e askujt.

    Ja me e keqja, veri 10 perqind interes, prape eshte shume qesharake.

    Te kesh arsim te larte me parate e nje Iphone eshte luks. NQS kjo eshte vertet arsyeja e protestes atehere eshte shume idiote.

    Nqs arsyeja e protestes eshte :

    1. Korrupsioni ne Sistemin Universitar
    2. Ndryshimi i klases drejtuese
    3. Pakenaqesia popullore me keta politikane

    … atehere jam me studentet. Shpresoj te prodhoje nje force te re politike ky vershim njerezish.

    Jam absolutisht kunder nqs keta te rinj po perdoren nga fekalet politike, qofshin keto majtas apo djathtas…

  3. Gri says:

    O ” komplotist” i 21 januarit. Perjetimet e tua kafkiane por edhe te pagura per rrezimin e Rames tashme dihen. Rama eshte i keq por njemije here se sa djajte Berisha, meta, mona, Qim peka, ylli rakipua? Andi bushat, hajdd edhe tur zhelja.
    Ka ende maxhorance qe love Rama.
    Lirak Bejko u dogj se “championi” i dialogut, S. BERISHA nuk pranonte dialog. Por Andi thjaks si puna jote duhet te perpiqen te gjejne Astra per t’ja rrujte Atij se i eshte bere pyll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje