Kërkohet për korrupsion, Gruevski bën shëtitje nëpër Hungari

11 Dhjetor 2018, 21:41Rajoni TEMA

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski tashmë në azil politik, është kapur duke shëtitur rrugëve të Hungarisë.

Sipas “Alsat”, fotoja e Gruevskit po qarkullon prej kohësh në Facebook, ndërkohë që ende nuk dihet se kush mund ta ketë bërë foton.

Para arratisjes ish-kryeministri mendohet të ketë kërkuar ndihmë nga figura të rëndësishme të BE-së, për të shmangur dënimin e tij me burg.

Letra e tij mendohet të jetë shkruar më 16 tetor, përpara se të arratisej përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për në Hungari, ku edhe ka aplikuar për azil politik, të cilën e ka fituar tashmë.

2 komente në “Kërkohet për korrupsion, Gruevski bën shëtitje nëpër Hungari”

  1. ? says:

    Ka statusin e refugjatit politik.

  2. BR says:

    Ku eshte Frederiga Mogerini qe sja ngrehi veshet Hungarise! Pallet si e padenje duke kerkuar nga Kosova qe te pranoje mallin serb pa kushte! Hilet e tyre ne kurriz te shqiptarve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje