Këshilltari i PD akuzon Bashën: Nuk e dërgoi ligjin për Arsimin e Lartë në Kushtetuese, prandaj studentët nuk e pranojnë opozitën

11 Dhjetor 2018, 14:35Politika TEMA

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës Fabian Topollaj shkruan se studentët nuk e kanë me Ramën, por me të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Më tej, Topollaj thekson se Basha duhet të përgjigjet se pse nuk e dërgoi ligjin në fjalë për ta anulluar në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që i kishte të gjitha mundësitë.

Ai shkruan se ishte vetë ai që kishte përgatitur dy materiale me argumenta për ta hedhur poshtë ligjin në fjalë, por që Basha nuk e dërgoi kurrë në Kushtetuese.

Reagimi i Topollajt erdhi menjëherë pasi kryetari i PD, Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruante se “Ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit.”.

Postimi i Topollajt:

Studentet nuk e kane vetem me Ramen, por me te gjithe bashkepunetoret e tij ne qeveri dhe opozite.

Sot Basha perseriti qe do te anulloje ligjin e arsimit te larte nese vjen ne pushtet, por nuk shpjegoi pse nuk perdori mundesine qe i jepte Kushtetuta opozites parlamentare per ta goditur ligjin ne Gjykate Kushtetuese edhe pse ka pasur ne kohen e miratimit te ligjit vetem nga une 2 materiale te pergatitura me argumenta te bollshem kushtetues per anullimin e tij.

Sot kjo mundesi nuk ekziston me, sepse ka kaluar afati i kundershtimit te ketij ligji ne Gjykate.

Kjo eshte arsyeja qe sot studentet nuk e pranojne opoziten zyrtare ne protesten e tyre dhe e konsiderojne ate njesoj fajtore per situaten.

Lufta e opozites duhej te qe bere ne kohen e miratimit te ligjit te arsimit te larte, sot opozita formale eshte jashte kohe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje