Ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ja emrat e anëtarëve

11 Dhjetor 2018, 19:20Politika TEMA
Ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ja emrat e

Ashtu siç pritej, këtë të martë janë zgjedhur anëtarët e Këshillit të lartë të Prokurorisë, duke ngritur ne kete menyre dhe institucionin e pare te Reformes ne drejtesi.

Tre anëtarët e KLP-së nga prokuroritë e Shkallëve të Para janë:

Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Antoneta Sevdari, nga prokuroria e Tiranës.

Ndërsa nga prokuroritë e rretheve është zgjedhur prokurori i Elbasanit, Besnik Cani.

Nga Prokuroria e Apelit, janë shpallur automatikisht fituesit:

Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë;

Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër.

Kjo, pasi nuk kanë konkurrencë dhe ligji e thotë që nga Apelet duhet të fitojnë, një nga rrethet dhe një nga Tirana.

Në përfundim janë numëruar votat nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, ku anetari i gjashtë, Kostaq Beluri ka dalë fitues ndaj Anila Lekës.

Këshilli i Lartë u Prokurorisë përbëhet 11 anëtarë.

5 anëtarë janë zgjedhur me herët nga shoqëria civile, ndërsa sot u përzgjodhën edhe 6 anëtarët që vijnë nga organi i akuzës.

14 komente në “Ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ja emrat e anëtarëve”

  1. Kozmos says:

    KY SHTET DHE KY POPULL ,PRET SHUME NGA KJO REFORME . UROJ TE MOS ZHGENJEHEMI .
    JEMI NE PRITJE TE DREJTESISE .

    1. PETRIT says:

      URIME PACI KEMBEN E MBARE ZOTI JU NDIHMOFTE NE REALIZIMIN E DETYRES TUAJ.

  2. Ivi says:

    Me ne fund po leviz shteti. Urojme pune te mbare Keshillit te Larte te Prokurorise.

  3. VERI says:

    .. me ke force politike jane ..?

    1. Xha Teme says:

      Jane me Partine e Drejtesise VERI. Po te jene me forca politike te caktuara na ka marre lumi. SHBA dhe BE jane garantet e Reformes ne Drejtesi. Flm.

  4. Guerrilas says:

    Sa turp, as ka per tu bere me ky vend.

  5. rsh says:

    Filloni pune! Flete arrest per : Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Edi Rama dhe Lulzim Basha

  6. tafa says:

    Anila me vjen keq per ty moj vajze ,je e kompletuar nga ana profesionale dhe mbi te gjitha je njeri i drejte e me kembe ne toke.Gjynah qe te konkuroi dhe ta mori vendin Kosta beluri nje ish zevendesminister i brendshem e per me shume antar i fshehur i partise demokratike

    1. tan says:

      Tafa jam dakort me komentin tend Kostaq Beluri ka sherbyer ne Prokurorine e Rrethit Vlore dhe ka mbuluar e pushuar cdo procedim penal per Mafiozet dhe Fallcifikatoret dhe Kriminelet kur shkoj ne Prokurorine e Pergjitheshme i sherbe perseri Tik Llalles si drejtor i Task Forces duke mos pranuar asnje ankim ndaj Pushimeve te Procedimeve ky ka per te mbrojtur me fanatize te gjthe prokurorete e korruptuar

  7. erblini says:

    Per Ben Dollapin japim garanci! eshte djale i paster zoti e ndihmofte ti bjeri krimeleve

  8. i pa anshem says:

    @Tafa Plotesisht dakort me ty.Problemi eshte qe djalli fshihet tek kriteret.Nuk duhet te kandidonin ne organin e KLP oish zyrtare te larte ne pushtetet e tjere e aqe me teper ministra apo zevendesministra partiake nderkohe qe me sa dio kjo Anila ka qene tere keten ne prokurpori e istiotiucionit te prokurorise….Si duket kosta perfaqeson o minoritetin o rrugen e Elbasanit !!!!!!!

  9. tan says:

    Tafa jam dakort me komentin tend Kostaq Beluri ka sherbyer ne Prokurorine e Rrethit Vlore dhe ka mbuluar e pushuar cdo procedim penal per Mafiozet dhe Fallcifikatoret dhe Kriminelet kur shkoj ne Prokurorine e Pergjitheshme i sherbe perseri Tik Llalles si drejtor i Task Forces duke mos pranuar asnje ankim ndaj Pushimeve te Procedimeve ky ka per te mbrojtur me fanatize te gjthe prokurorete e korruptuar

  10. sapa says:

    Asgje nuk ndodhe!Do merren si gjithmone me kuaj te ngordhur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje