Amerikanët “marrin” nën kontroll Shkodrën për energjinë

12 Dhjetor 2018, 18:21Ekonomia TEMA

Kompania e shpërndarjes së energjisë do të rinisë aksionin kundër vjedhjeve dhe refuzimit të pagesave për energjinë elektrike.

Kontrollet do të përqendrohen fillimisht në rajonin e Shkodrës, i cili ka 10% të konsumatorëve në rang vendi dhe nivelin më të lartë të humbjeve.

Nëse në të gjithë Shqipërinë humbjet e energjisë elektrike janë 23.7%, për Shkodrën niveli është 40%, por më poshtë se 61.8 që ishte në 2013-ën.

Administratori i kompanisë Ardian Çela, tha se tashmë në këtë zonë do të jenë amerikanët që do të punojnë bashkë me drejtorinë rajonale për të marrë vendimet dhe për të ndryshuar mentalitetin e kompanisë:

“Pavarësisht masave të forta të ndërmarra nga OSHEE, vjedhja e energjisë elektrike është ende një fakt në këtë rajon, prandaj është e nevojshme ndërhyrja e fortë për të përmirësuar operacionet e brendshme”.

Është misioni USAID që do të dërgojë në Shkodër kompaninë Tetra Tech, e cila ka realizuar edhe planin e veprimit në Shkodër:

“Në 12 muajt që do të pasojnë, USAID do të ofrojë asistencë teknike për OSHEE-në në fushën e leximit dhe faturimit, mbledhjes së të ardhurave dhe kontrollit si dhe të planifikimit dhe operimit.”

Shkodra është një nga rajonet më të vështira për të operuar dhe luftuar paligjshmërinë pasi është e ndarë në zona influence, ku shpeshherë punonjësit e OSHEE-së e kanë të pamundur që të ndërhyjnë.

12 komente në “Amerikanët “marrin” nën kontroll Shkodrën për energjinë”

  1. blerta says:

    Shkodra eshte dhe ka qene ter kohen kampion e HAJDUTERISE……

  2. xx says:

    Kur nuk e paguan energjine nje pjese e madhe e shkodraneve nuk eshte ”dite e zeze per Shkodren” por sipas tyre duhet te ishte nje””’vjedhje bardh e zi”.Po qe se do ta votoje prap Shkodra Voltana Ademin me aq sa ce degjuam kur arsyetonte per dite e zeze mjere Shkodra.

  3. ben says:

    Tetra Tech eshte kompania ku une punoj ne filialin Kanadez. Ajo eshte qe tani prezente ne Shkoder me dy specialist te saj te filialit Amerikan, te cilet flasin edhe gjuhen shqipe.
    Problemi I vjedhjes se energjise ne Shkoder eshte shume I vjeter dhe ka lidhje me teper me suportin politik te PD-se per vjedhesit. Pa ndryshuar kjo gjendje, nuk ka mundesi qe te evitohen vjedhjet

    1. Santa Quaranta says:

      Pse nuk jepni doreheqjen ju OSHEE e Shkodres??!! NJe pjese e 40% te asaj qe nuk faturohet perfundon ne xhepat tuaj! Ju keni pasur persona te denuar penalisht drejtore qe vazhdojne te vjedhin edhe sot e kesaj dite… Shkoni e beni terror neper fshataret e varfer dhe shpallni ne kerkim gra e pleq ndersa hotelet ne qender te Shkodres nuk i fikin kondicionertet qe te freskohen por hapin dritaret!!

  4. hahaha, dhe do vijne amerikanet te detyrojne shkodranet me force te paguajne !!!

    Edhe te ankorohet ndonje lufteanije ne Velipoje dhe zbarkojne marinsat amerikane, Tetri leshi nuk ka shans ne bote.

    Shkodranet edhe Enver Hoxha i mori me te mire, se ndryshe nuk ia delte dot.

  5. Asi11 says:

    A ka ndonje gje qe drejtohet mire ne Shkoder keto 28 vjete , vjedhje vjedhje dhe perseri vjedhje , prishje lulishtash dhe berje lokale pijesh pra bare dhe restaurante . Rruget duke u shkatrruar perdite vetem gropa shìkohen , sidomos keto 4 vjetet e fundit . Asnje çerdhe kopesht a shkolle te re ka vite qe nuk kemi pare ne qytetin tone .

  6. Guazimondo says:

    Po nuk paguan, leri nje here portat e liqenit te hapura per nja 48 ore se ndoshta ju vijne mend. Shkodranet trima, Vlonjatet trima, Tropojanet trima, Kuksianet trima, Skrapallinjte trima … E kush eshte frikacak ? Mos paguani edhe hani ato qe keni ngrene deri me tani ne 27 vite demokraci…Nje Mu.. te madh ju Shkodranet edhe gjithe populli shqiptar

  7. Genti says:

    Nuk vjedhin, por marrin pas nje perqindje shume te vogel nga parate e tyre, qe ai shtet i korruptuar ju a vjedh 24 me 7.

  8. tori says:

    Duhet shpallur emergjence kombetare per Shkodren.Per cdo dite po degradon me nje shpejtesi marramendse.Kjo duhet te ndaloj me cdo kusht e me ashpersi.Shteti,policia duhet te marrin masa,qofte edhe rikthimin e terrorit komunist te periudhes se tiranit Hoxha.

  9. fantoma says:

    Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarët …, vetëm po të vijnë komplet amerikanët (që s’ma ha mëndja të marrin mundimin…), ka një shpresë… ! Këtë e dimë mirë, ne shqipot, prandja ushqejmë shpresë dhe dashuri (të pakufishme) për amerikanët … (ashtu si një herë e një kohë, por edhe tani…, për Babë Sulltanin…)

  10. Shkodrani1 says:

    Po pse asht kaq problem. Instaloni aparates mates me karte te parapagume dhe kontrolloni per lidhje te paligjshme jashte rrjetit
    Bahet kollaj po te kete vullnet e deshire

  11. Lani says:

    Nuk duan shtet ata mor vlla.Jane mesuar si arixhinjt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. g
    gangbang

    Great insights! I never thought about it that way.If anyone wants to read the topic in more detail then visit gangbang

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje