Në një dalje urgjente për mediet, gjatë mëngjesit të së mërkurës, kryetarja e LSI-së paraqiti dy propozime për amendimin e ligjit për buxhetin e vitit 2019, që do të reflektojnë sipas saj përmbushjen e kërkesave minimale të studentëve, protesta e të cilëve ka hyrë tashmë në javën e dytë.
Kryemadhi sulmoi qeverinë, duke thënë se për të përmbushur kërkesat minimale të studentëve, – pikën 1, 4, 5, 6, 7 dhe 8, – duhet të marrin vetëm 1 për qind të shumës prej 46% që qeveria ua jep koncesionarëve, duke zgjidhur kështu hallet e studentëve që reflektojnë varfërinë e familjeve shqiptare.
“Sot i propozojmë Kuvendit dy amendamente që do të zgjidhnin 8 kërkesat minimale, ndaj ftoj qeverinë që t’i miratojmë urgjentisht ato. I bëj thirrje Ramës të ulet dhe të përmbushë kërkesat e studentëve, pasi sot, më shumë se kurrë shqiptarët janë me studentët”, tha ndër të tjera Kryemadhi.
Nese studentet pranojn qe kerkesat tua plotesoj Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, atehere sqenka asgje puna e tyre.
Vetem Kryemadhi nuk mund ta beje kete,
Eshte e akuzuara kryesore, bashke me banden politike te PD dje PS.
se ka zene gjumi te shkreten, ju ka qare hallin shume studenteve, pse nuk ju jep ca para familjeve te varfra nga florinjte qe kane vjedhur si familje ? milionat ne eur qe kane fshehur neper bankat angleze, apo ne offshoret?
Mire do beni per studentet, zgjohuni, dhe mbeshtetini, hiqni te zgjedhurit e LSI nga qeverisjet ne Universitete qe i kane kthyer studentet ne njerez pa vlere, nuk ke bere zgjdhje qe nga 2014, dhe vazhdojne te drejtojne dhe te hahen me njeri tjeterin per te zhvatur sa me shume nga studentet, race e keqe qe shqitaret ju paten fat te keq ti drejtonit,
E paska lene Liken ne krevat. Hallet e popullit.
doli mona me gucci dhe armani m’sabahile e shqetesume per studentet, kur vet i ka dergu kalamojt ne shkollat me te shtrenjta te botes
Mona qeka nga koka ne kemb komplet plagjiatur
PO QE SE I do studentet ti monika hajdutja,,,,,lerja shtepite qe ke ne tirane dhe ne gjirin e lalezit per strehimin e studenteve,,,,sepse ata po vuajne neper konviktet qe nuk I bete kurre..//