Nga Andi Bushati
Të gjithë ata që e patën njohur,- mes tyre edhe unë,- e kanë të qartë se ç’do të ndodhte me themeluesin e Top Channel, nëse do ta kishte ndjekur nga banesa e fundit ku gjendet, spektaklin e shëmtuar që u trasmetua të martën në mbrëmje.
Një show i shpifur për t’i hedhur hi syve publikut. Për të krijuar përdhunshëm imazhin se studentët e pranojnë kryeministrin e tenderit 40 milonësh. Për të vizatuar përshtypjen se ai është ende një njeri me të cilin mund të diskutohet normalisht.
Kur u dha njoftimi i parë se Top Show po rekruntonte studentë për të dialoguar me Ramën, në fillim e mora si një shaka.
Mu duk edhe më e pabesueshme që kjo të ndodhte, kur protestuesit në shesh e demaskuan këtë hipotezë.
Nuk besova se do të ngjante, as kur pashë emisionin “OPEN” i cili kishte për titull: “A po përçahen studentët”?
Në mendje më vërtitej një pyetje e thjeshtë dhe racionale: çfarë qëllimi mund të arrijë dialogu me figura fallco, që nuk përfaqësojnë ata që manifestojnë në rrugë? Asnjë media qoftë dhe pak serioze në glob, nuk mund telendiset deri këtu.
Nuk besova se do të kryhej as kur pashë lajmet, se drejtuesi i emisionit, Alban Dudushi, ishte një nga të paguarit e bordeve të qeverisë. Nuk mundet –thashë-, sa do me profesionalizëm të bëjë ai detyrën e vet, përsëri do të jetë i paragjykuar në një situatë kaq të tensionuar. Askush nuk mund t’a pranojë si arbitër të paanshëm.
Dhe më vonë, kur u binda se të gjitha këto ndodhën, u përpoqa ta gënjeja veten duke imagjinuar se të paktën do të kishin qëmtuar njerëz të fortë dhe me personalitet, për t’i dhënë kredibilitet “përplasjes” me Ramën.
Me këto iluzione të sforcuara e shtyva veten drejt telekomandës, ku për inerci të së shkuarës, ende Top Channel mban numrin 1.
Nuk i besova syve.
Lideri i vendosur në qendër, njësoj si në ato takimet ku tallet me gratë e burrave të cilëve u dhuron tapi dhe ata, studentët, që duhet të ishin heronjë e ditës, si në të gjithë studiot e tjera të mbrëmjes, ishin vendosur në një turmë gjysëm rrethore për të shërbyer si sfond i profetit.
Kishte edhe më: protagonist i One Man Show nuk duroi gjatë, por u ngrit në këmbë, për të dominuar edhe më mirë sallën e paguar dhe porositur nga ai vetë.
Menjëherë, Facebook dhe Whatsapp filluan të më buçisnin.
Filan debatues nuk është protestues, por socialist.
Atij që Rama i drejtohet si kundërshtar është brohoritës i mitingjeve të PS.
Ajo vajza që bën pyetje gjoja me spec është e FRESH-it.
Dhe kulmi i kulmeve arriti kur ai studenti nga Durrësi doli e tha LIVE se po e diskreditonin në rrjetet sociale dhe e pranoi se kishte ardhur në atë studio si militant partiak.
Show mbaroi. Shfaqja u përdhos. Pas kësaj, çdo debat ishte i kotë të ndiqej, gjithkush e perceptonte si teatër.
Kur e mbylla TV, prapë mendova me vete: po ç’i duhej Edi Ramës kjo propagandë e shpifur që vetëm i irriton protestuesit realë që duhen qetësuar? Po televizionin më të madh në vend, pse duhet t’a trajtonte kështu si një leckë pa vlerë? Kujt i shërbente ky diskreditim i Topit, i ngjashëm me atë që Ramiz Alia i bëri vullnetarëve të Enverit, në kohën kur të gjithë e dinin se e kishin humbur pushtetin? Pse duhej rikthyer një ekran shqiptar në modelin e errët të TVSH së Skënder Buçpapës, gjatë referendumit kushtetues të 1994?
Natyrisht, nuk kisha përgjigje. Ato mund t’i gjejnë vetëm kërkuesit që hulumtojnë simptomat e fund pushteteve, delirin dhe haluçinacionet që shkaktojë ato.
Por, i mbetur pa shpjegim mendja më shkoi tek Tani i Topit. Tek bisedat që bënim me të këtu e gati dy dekada më parë. Tek ai pasioni me të cilin të shpjegonte se si kishte konceptuar një mostër teknologjike, që do ti linte pas të gjitha mediat e tjera, njësoj si Farrari që përdorte në jetën e përditshme.
Sot u gremis në Lanë dhe Ferari i dytë i tij mendova.
Dhe paradoksalisht u ndjeva i lehtësuar, ashtu siç na ndodh me një njeri, që e shohim të ikë nga kjo botë, pa e kuptuar se si i’a përdhosin dhe i’a shkelmojnë ëndrrën e vetme të jetës së tij.
Be dhe ti andi nje pankarte-kerkese,qe te te duket vetja si revuluzionist.
O kurve,o buce,o antishqiptar!
Ja e rrezuan ramen… Me pas çfare?!
Apo e njeta situate si ne 1991-shin?!
Populli pa buke e pa krue?!
Mjerim i tejskajsjem?!
Apo riprodhim i vajzave per semaforet e europes?!
I vogel, shume I vogel je o Bushat!
@Lumi
Te jesh i vogel nuk eshte turp!!
Ky eshte thjesht mi halesh nga ata te ndyret.
Po te isha gazetar dhe analist do te me vinte turp qe ne mesin tone ndodhet nje koleg kaq I ceket dhe I pafytyre ne komentet dhe analizen e tij
Cfare do ti o analist i ndyre te kthejme PD ne pushtet.
Bushat je vec nje kerme qe qelbesh nje ore larg!!
Mbreme me te vertete ishte shfaqja me e shemtuar ndonjehere qe mund te kete ndodhur ne emisionet politike.Jo se nuk e besoja por te ishin mbledhur gjithe FRESH–i aty dhe bente medemek pyetje? Elio Hyskja ishte ? Pyetjet ishin te Fuges dhe pergjigjet diheshin.Z.Rama edhe kur erdhi me Xhafen ne Univ. Elb per Reformen ne Drejtesi sallen e amfiteatrit e kishin mbushur persona jo studente dhe anetare te FRESH-i me pyetje te mesuara permendesh te dhena nga Fuga.Nje student kerkoi te marre fjalen dhe ajo s’ju dha sepse dilte nga skenari.Turp Turp dhe vetem Turp.Ky po ja kalon dhe Saliut me Enverin bashke per nga propoganda e felliqur
Eshte luft politike shoku…Rama kishte freshistet te opinion ishin lristet dhe pdistet. Keshtu eshte kjo pune politika eshte e ndyre.
Esht ajo fjala dhemb per dhemb,keshtu luhet ne politike faktkeqsisht. Por kam pa dhe me keq ne Itali,ne vetem jemi kopje e keqe e tyne.
Mender Legen muti je o Bushat! Sikur te jesh vllai Shkelzenit me dukesh, e pamundur nuk ka pse te jete…. Edhe e di veten per te mencem ti, rrotk me dell vucid ….
Shajeni Andin dhe cdo analist/gazetar, sepse per deri sa i kane dale per zot ketij profesioni, besoj se i kane marre parasysh te gjitha.
Por merruni edhe pakez me thelbin e asaj qe shkruan, apo detyra qe ju ka vene Partia, pasi e di se sa mend keni, eshte qe vetem te shani, s‘ka rendesi perse, rendesi ka mjafton te shani. Mjere ju qe kujtoni se duke share i zhdukni efektet qe bejne tek populli i paanshem keto artikuj.
Ky bushati nuk eshte gje tjeter vec se nje zvarranik ose nje mi haleje.
Grune ke pi…!
Po mos u nxito mor nipi i Hysni Kapis… se edhe ti je nga ata qe kontribuan ne kriminalizimin e ketij vendi… mos u hiq si i virgjer …hapni krahun koha juaj mbaroi…
Ky eshte monstra e Hysni Kapos kjo eshtd perdhosja e gjyshit
O sa njeri i dyre je o bushat o analist i qelbur cfare kerkon ti pa dinjitet dhe anti kombtar Ti kerkon kohen kur protestusit me te drejten e tyre protestuan dhe shtetl I vrau ne bese tek Bulevardi.cfar kerkon ti more idjot kur protestusi Po digjesh dhe qeveria heshte dhe i Denoi rend duke I marra jeten Ti o idjot e di mire se gjedja e arsimit nuk I krijua tani por qe ti e di me mire sa une qe u krijuan universitete fantazem studendet nuk e dinin klasen ku te Merlin leksionet Po kenaqeshin duke marre diplloma falso dhe Po ti shikoje rrinin gjithe diten lokaleve me celular te shtrejt me duar por Ky kryeminister kerkon pa reshtur cdo dite bisedim per mundesin e zgjidhjeve te problemeve Ti je turpi I botes o bushat
Mirë ata ishin anëtarë të FRESH-it po ti pse mos jesh i Saliut dhe bën sikur je kundër me shkrime të shkruara nga zhgaravitësit e tij?
Po ti kokra e kurves mashkull do qe te besijne gjyshin tende apo rracen tende te shpifur. Vemje e ndyre.
Po ik o rrk pseudoanalist
Si ore edhe ti Andi ke shkare fare si njeri dhe si karakter..a ste vjen turp per keto fjale qe nxjer nga goja..ku je helmuar kaq shume,sa te paguajn xhanem qe del keshtu si njeri kaq i ulet..ti qofsh por me vjen shume keq pasi ke qene nder analistet me te mire dhe ke rene kaq posht..na ben te nderojme kanal sa here ku je ti..kaq a e kupton..??????
O Bushat njeri me te neveritshem nga ti besoj se nuk mmund te kete .Ti nipi i Hysni Kapos ke goje te flasesh per demokracine e etjetj si kete pallavra. Ti Je nje shemtire e kohes dhe e gjithe intelektualizmit ne Shqiperi. Une me mendimet e tua nuk shkoj as ne hale .
Po Tani i Topit koqe ishte dhe per lesh shkoi. Gjynaf qe morì gocen e huaj ne qafe. Sikur te ndiqnin shembullin e tij che ca te tjere qe i ngjaje nga trute nuk do ishte keq.
Eshte e verteqe kryeministri u ngrit ne kembe dhe qendroi nje kohe te gjate, por e tha qarte (bile disa here) se ajo karrige qe I kishin vene ishte e papershtatshme. Dhe ashtu ishte vertete, ishte nje palo karrige, si e vene kastile per ta ndjere ne siklet.
Kur u kujtuan dhe I vune nje karrige normale, qendroi I gozhduar ne te.
Nuk kam ndonje simpati per politikanet tane, por kam respekt per institucionin qe perfaqesojne. Prandaj nuk mund ta pranoj qe neper studio televizive Presidentit ti therase ai kaqoli Cani ” o Ilir”, apo kur ai filozofi Zhei I drejtohej Kryeministrit me “ti” ( ndersa Saliut gjithmone me “ju”) apo kur Kryeministrit I vene nje “kunje” per tu ulur.
Me vjen turp ti ze emrin ne goje Bushatit pasi nuk ja vlen te meresh me nje njeri te peshtire. I ka zene ayte leku qe e paguajn..TURP..
Duhet qe njerezit dhe gjithe televizoret tone duhet te marrinmendet injorante dhe te djallezuara dhe antikombetare te tuat Zhejt , Balliut , Pekes , Lubonjes , Fevziut , Bejtes , more u hengert mortja se mbetet duke luftuar njeri tjetrin more medja kazanesh biles halesh si ju qe u doli emri lart .
Une nuk kuptoj ? Pse Andi koqja duhet te shohi emisionet ku mere pjese Kryeministri Rama ? Ti kur nuk pelqen dike shmangesh,ndron ruge,nuk e takon,nuk flet per te,nuk do tja dishe ron apo nuk ron e te tjera si keto
Ky Andi ose dote jete budalla,ose I cmendur,ose psikopat me te meta mendore
Por le te vazhdoj se keshtu njerzit e kuptojne me shume se kush eshte ,dhe I largohen
Plotësisht dakord me komentin e Ilirit. Është ulur shumë steka. Nëse do të denigrosh një figurë politike apo shtetare, ka plot mënyra e mjete. Por në emisione TV, mbledhje apo forume duhen ruajtur standartet morale dhe protokollare shtetërore. Gazetarët dhe analistët tanë në studio të ndryshme gadi-gadi i fyejnë. Në këtë kontekst nuk janë pa faj dhe vetë të ftuarit, ca nga mënyra sesi sillen vetë, aty apo gjetkë, por edhe se i lejojnë të tjerët të sillen ashtu me ta.
Une do i lutesha te gjitheve kush e sheh ne rruge apo kudo kete ndyresire dhe bashke me te edhe disa qelbesira te tjera Shkullaku Zheji Fevziu e shume moterqira te tjere ti peshtyjne e poshterojn
Ky eshte fytyra reale e kohes e mjerimit ku po jetojme sot