"Grekët e Pavarur”, kundër marrëveshjes me Maqedoninë

13 Dhjetor 2018, 17:46Rajoni TEMA

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos, ka kërcënuar me dorëheqje dhe largim nga Qeveria të partisë së tij “Grekët e Pavarur”, nëse Maqedonia vazhdon të zbatojë marrëveshjen për emrin transmeton agjencia e lajmeve MIA, raporton rel.

“Nëse Marrëveshja e Prespës vazhdon të kalojë në IRJM, unë do të dorëhiqem nga dikasteri i Mbrojtjes, duke marrë kështu përgjegjësinë, do të dorëhiqem nga Qeveria”, ka deklaruar Kammenos.

Reagimi i tij pason deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev se Marrëveshja e Prespës garanton identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase, dhe se askush nuk do të mund t’ua mohojë maqedonasve përcaktimin e tyre etnik.

Komentet Khammenos i ka bërë gjatë një vizite në një kazermë të ushtarëve grekë, ndërsa ka përsëritur se “vijat e kuqe”, asnjëherë nuk mund të kapërcehen.

“Duhet ta kuptoni se ekzistojnë disa çështje që paraqesin ‘vija të kuqe’ për ne dhe unë si drejtues politik i forcave të armatosura, dhe për shkak të qëndrimit tim publik, nuk mund të pranoj që të mbetem ministër i Mbrojtjes kombëtare dhe në të njëjtën kohë të nënshkruaj tradhtinë e termit ‘Maqedoni’”, ka thënë Kammenos.

Nga mesi i janarit 2019, Parlamenti i Maqedonisë pritet t’i votojë ndryshimet kushtetuese, me çka edhe mbyllet zbatimi i Marrëveshjes për emrin, ndërsa ky vend në të ardhmen do të quhet “Maqedonia e Veriut”.

Por, marrëveshja do të jetë e vlefshme vetëm nëse ratifikohet edhe nga Parlamenti i Greqisë.

Marrëveshja zgjidh kontestin 27-vjeçar të emrit mes dy vendeve, me çka zhbllokohet edhe procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

2 komente në ““Grekët e Pavarur”, kundër marrëveshjes me Maqedoninë”

  1. lisi says:

    Popull koti.Pa patericat e Europes ngordhin per nje jave

  2. undefined says:

    Hahahaha qe kur Zaev shprehu se ndihet shqiptare ketyre ushkure-keputeve ju eshte acaruar dyfish nervi hahahaha po me bukra kur flet ky thes m…qe me siguri ka preardhje bullgare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje