Krijimi i ushtrisë së Kosovës, Lista Serbe paralajmëron trazira

12 Dhjetor 2018, 14:34Rajoni TEMA

Lista Serbe pret nga BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare që deri të premten të nënshtrojë presion të fuqishëm ndaj Prishtinës për t’u tërhequr nga formimi i ushtrisë së Kosovës, ka thënë kryetari Slavko Simic.

“Nëse ndodh të premten, jam i sigurt se do të ketë tensione të mëdha dhe se Prishtina do ta krijojë një flakë të re politike të cilën do ta përdor edhe ndaj popullit serbë në Kosovë, por edhe ndaj Beogradit, e me shumë siguri se një flakë e tillë politikë do të krijojë tym në gjithë rajonin”, deklaroi ai për “TV Prva”, përcjell lajmi.net.

I pyetur se cili do të jetë reagimi i Listës Serbe ndaj formimit të mundshëm të ushtrisë së Kosovës dhe nëse tashmë janë konsultuar me Beogradin, Simiç ka thënë se Lista Serbe është vazhdimisht në komunikim me presidentin Aleksandar Vuçiç, drejtorin e zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç, kryeministren Ana Bërnabiç dhe qeverinë serbe. 

Përfaqësuesit e Listës Serbe, shtoi ai, presin rrjedhën e seancës të premten dhe nëse kalon votimi për ushtrinë në kuvend, pritet të paraqesin ankesë në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që së paku në atë mënyrë të shtyjnë procesin.

“Nëse Gjykata Kushtetuese bëhet objektive, profesionale dhe nëse tregon integritetin e saj institucional, është e sigurt se do të shfuqizonte votimin, sepse paraqet shkelje të plotë të kushtetutës së Kosovës”, u shpreh Simiç.

2 komente në “Krijimi i ushtrisë së Kosovës, Lista Serbe paralajmëron trazira”

  1. undefined says:

    Ik ore b..q…Uralesh se nuk te pjerdh njeri ty….po nuk te pelqeu shporru ne Serbi kolon i ndyre….Qen zorresh qe e mbani peng kete Gadishull si ju si kopilat e Anadollit ne Jug turma te poshtra barbaresh qe eshte mire te mos ju kesh ne Planet e jo me fqinj….kafshe te liga

  2. rrypi says:

    I bie qe Kosova t’i kerkoje Serbise te shperbeje ushtrine, pasi mund te perdore kundra shqiptareve, ashtu sic e ka perdorur ne te kaluaren. ushtria o rrypa k aqellime mbrojtese, jo agresive, por ku behet muhabet me serbet. Ec Rramush, vazhdo rrugen, se keshtu i do mushka drute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje