Ministria e Mbrojtjes: Numri dy i NATO-s nuk e ka anuluar vizitën në Tiranë

13 Dhjetor 2018, 12:35Politika TEMA

Ditën e sotme në disa media u raportua se Zëvendësekretarja e Përgjithshme e NATO mund të ketë anuluar vizitën në Shqipëri për shkak të protestave.

Por Ministria e Mbrojtjes konfirmoi zyrtarisht për mediat  se Zëvendësekretarja e Përgjithshme e NATO-s, zonja Rose Gottemoeller nuk e ka anulluar vizitën e saj zyrtare në Tiranë për shkak të protestave të fuqishme që po zhvillohen prej 10 ditësh.

Zyrtarja e lartë e NATO-s do të udhëtonj drejt Tiranës të enjten, më 13 dhjetor 2018 dhe do të qëndrojë edhe  të premten, 14 dhjetor 2018.

1 komente në “Ministria e Mbrojtjes: Numri dy i NATO-s nuk e ka anuluar vizitën në Tiranë”

  1. fantoma says:

    Shyqyr…, tani do të flë i qetë… (?!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje