Pse nuk flasin avokatët e krimit të Ramës për universitetin, që sot janë ushtarë të Lulzim Bashës?!

13 Dhjetor 2018, 10:38Politika TEMA

Në vitin 2015 Reforma e Arsimit të lartë, pas një kontrolli që bëri Ministria e Arsimit në universitetet private duke mbyllur edhe disa prej tyre, sollën një ligj që sot pas tre vitesh ka dhënë efektet e tij negative, ç’ka ka bërë që studentët të dalin në rrugë.

Në fakt në atë kohë kur doli ligji, Edi Rama nxori avokatët e tij, të cilët në mënyrë të zjarrtë mbronin ligjin dhe u thoshin shqiptarëve sesa i mirë ishte ky ligj dhe sa e vlefshme ishte ajo reformë.

Avokatinë e tij, pra të Ramës dhe ligjit të tij e bënë edhe “ushtarët” e sotëm të Lulzim Bashës.

Alfred Lela, në atë kohë mbështeste ligjin nëpër studio televizive dhe e quante pozitive reformën e Edi Ramës.

Publikisht e mbronte ligjin edhe Romeo Gurakuqi, sot deputet i Lulzim Bashës, i cili nuk ka thënë asnjë fjalë për protestat e studentëve.

E në rast se sot po hedhin vezë drejt Ministrisë së Arsimit, disa kokrra prej tyre duhet t’i ruajnë dhe t’ja hedhin në surrat Lulzim Bashës, i cili tre vjet më parë bëri edhe ai rolin e avokatit, duke mos e çuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe politikisht duke futur një tufë nga njerëzit e UET-it në listat e deputetëve, që nga Romeo Gurakuqi tek Orjola Pampuri, Ervin Salianji, Vali Duka e shumë të tjerë, shkruan CNA.al.

Ata që dje kanë qënë pro ligjit dhe kundër studentëve, sot ndodhen deputet si përfaqësues të Lulit dhe avokatë të atij krimi të cilin Rilindja e bëri me votat e saj dhe të LSI-së dhe me bashkëpunimin e Republikës së re.

1 komente në “Pse nuk flasin avokatët e krimit të Ramës për universitetin, që sot janë ushtarë të Lulzim Bashës?!”

  1. Taraboshi says:

    Alamst fotofrafeje paskan krijuar sorren me dy krena .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje