Ambasada amerikane reagon pasi zgjidhen 6 anëtarët e KLGJ-së: Hap vendimtar në zbatimin e reformës në drejtësi

12 Dhjetor 2018, 20:14Politika TEMA

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas zgjedhjes së gjashtë emrave të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit .

Në reagimin e saj, Ambasada shprehet se krijimi i Këshillave shënon një hap vendimtar në zbatimin e reformës në drejtësi të Shqipërisë, e cila zëvendëson një sistem të prishur me një sistem me integritet. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë dy shtyllat e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe cilësor. Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të mundësojë tani krijimin e Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, si edhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përhershëm.

Më tej, në reagimin e Ambasadës shkruhet se aktorët kombëtarë duhet tani të konsolidojnë përparimin e reformës në drejtësi, përfshirë edhe nëpërmjet rekrutimit dhe emërimit të magjistratëve të rinj, gjë që është vendimtare për funksionimin e gjyqësorit.

“Një gjyqësor i fortë dhe i pavarur është kritik për të sjellë për popullin shqiptar rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,”-shkruhet më tej në reagimin e Ambasadës.

2 komente në “Ambasada amerikane reagon pasi zgjidhen 6 anëtarët e KLGJ-së: Hap vendimtar në zbatimin e reformës në drejtësi”

  1. Fatjon says:

    Po si nuk doli nje politikan Shqipetar qe te pershendeste krijimin e ketyre dy institucioneve shume te rendesishme per Shqiptaret???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje