SKANDALI/ Si e privatizoi vëllai i Bujar Nishanit ish-mensën në “Qytetin Studenti”, e ktheu në call center dhe lojëra fati

12 Dhjetor 2018, 17:56Politika TEMA
SKANDALI/ Si e privatizoi vëllai i Bujar Nishanit ish-mensën në

Ajo që do të duhej të shërbente si një mensë për studentët e ardhur nga rrethet e ndryshme të Shqipërisë dhe që jetojnë në Qytetin Studenti, sot nuk është gjë tjetër veçse një sallë e madhe e lojërave të fatit.

Përkundër deklaratave mediatike të këtyre ditëve të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha, në përpjekje për të përfituar politikisht nga protesta e studentëve, në tetë vitet e qeverisjes së saj është bërë privatizimi tek militantët dhe zyrtarët e PD hapësira të konsiderueshme të “Qytetit Studenti”.

Nga një vëzhgim i kryer në “Qytetin Studenti”, sikurse shihni edhe nga këto foto, ish-mensa e dikurshme ku ushqeheshin me qindra të rinj e të reja, prej vitit 2011 është kthyer në një lokal për lojërat e fatit, ku studentët që jetojnë aty humbasin edhe ato lekë që marrin nga familjet e tyre për shkollim.

Por, edhe më skandaloz është fakti se ish mensa e studentëve, sot lokal që shërben për lojërat e fatit, administrohet nga Ilir Nishani, vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani.

Ajo që bie në sy është se procedurat e privatizimit të saj kanë filluar që në vitin 2010, kur Nishani ishte deputet i Partisë Demokratike dhe kjo forcë drejtonte qeverinë e vendit.

Ndërsa hapja e biznesit daton në 2011, vit kur Bujar Nishani ushtron edhe detyrën e ministrit të Brendshëm në qeverinë “Berisha”.

Një skandal i tillë është faktuar edhe nga vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit i drejtuar nga Bujar Leskaj i zgjedhur po nga PD-ja.

Sipas raportit përfundimtar të auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (Shtator 2012), rezulton se shitja e objektit “Mensë” si dhe truallit funksional prej 916 m 2 nën administrimin e “Trajtimi i Studentëve Nr.1” sha, Tiranë, rezulton të jetë kryer në shkelje të dispozitave të VKM-së nr. 1638, datë 17.12.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe për procedurën e shitjes”, Kodi i procedurave administrative, ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Por, skandali shkon edhe më tej, pasi përveç llotos, vëllai i Bujar Nishanit administron edhe një tjetër ambient me një sipërfaqe të konsiderueshme që shërben për Call Center.

Sikurse këto dy dyqane, në gjithë “Qytetin Studenti” janë një sërë hapësirash studentore me sipërfaqe të konsiderueshme të cilat janë privatizuar nga ish-funksionarë të lartë të PD në vend që ato të ishin mensa, biblioteka apo ambiente të tjera në funksion të studentëve që jetojnë aty.

24 komente në “SKANDALI/ Si e privatizoi vëllai i Bujar Nishanit ish-mensën në “Qytetin Studenti”, e ktheu në call center dhe lojëra fati”

  1. Loli says:

    Keta zaptimin e kan ne gjake bejn si moralista kur zullumi i ka pushtuar koke e kembe

  2. Asem says:

    Maskarenjt e ndyre qe e kane mendjen vetem per te zaptuar toka. Ptuuu fare e keqe

  3. Tahipi says:

    Epo q*ja motren kta duhen pushkatuar dhe e kane pak …

  4. Zigur Qarri says:

    F.Lubonja,dikur mik i Edi Ramës, kujton që kur ky i fundit ishte pedagog i Institutit të Arteve, bashkë me të ngjashmit e tij, dhanë
    në mjediset e këtij universiteti një kioskë me qera, ku në këmbim pronari u jepte drekat dhe darkat falas. Madje siç ndodh rëndom
    kujton Lubonja- kjoska ku tregtohej paçe dhe fasule, u zbukurua në mure edhe me pikturat e Edi Ramës. Kur u bë ministër Kulture
    në 1998 dhe kishte më shumë në dorë, ai i dha ambjentet e Akademisë si lokal, “House of Arts”, për mikun e tij, sot deputet i PS,
    Fidel Ylli.Por, Lubonja tregon edhe një histori tjetër sinjifikative (të shoqëruar me dokumenta) që zbulon mendësinë e vërtetë të
    kryeministrit aktual: batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, që Rama sot do ta shembë për të humbur
    gjurmët. Sipas Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me qera të një institucioni duhet ta firmoste
    Ministria e Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si ministër kulture? Falsifikoi dokumentat, nga 575 m2 në më pak se 500, dhe e nënshkroi
    vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Cili qe rezultati? Nga 74 mijë USD në vit që
    përfitonte teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit”!Studentët nxjerrin emrat: Ja kush i merr fondet e
    ekselencës.Emrat e bere publik nga studentet jane: Elona Leskaj, mbesa e Valentina Leskajt, Albion Baze, djali i Mero Bazes,
    Jonida Laçi, anëtare e FRESSH, Alba Patozi, vajza e Astrit Patozit, Teuta Turani, motra e Jonida Turanit, Sindi Lito, punonjëse
    në Ministrinë e Punës, Gersi Legisi, djali i Ndre Legisit.

    1. tafa says:

      O Zigur Qarri po per vellain e presidentit tend ske per te thene ndonje mendim apo eshte yni ai. .Jo pse ta prishes gojen se eshte dhe vellau yt.Je tmerrsisht i deshifruar si sherbetor besnik i pd-s.

      1. Zigur Qarri says:

        Tafe,un kam mbi 10 vjet qe komentoj tek Tema.Kur ishte ne pushttet Berisha,kritikoja ate.
        Tani eshte Rama ne pushttet,ai pergjigjet per korrupsionin.U morem vesht?

    2. Zenuni digjital says:

      Me falni ju kush ishit?Spiuni digjital apo zorra e bythes se PD.

  5. Nora says:

    Dhe flet ky kapterri per drejtsi jeni te gjithe te korruptuar duhet te zhdukeni te gjithe duhet nje Force e re politike

  6. Alda says:

    MOS I HËNKSHI, MOR NISHANA .???

  7. rexha 10 says:

    ATHERE LINDE PYTIA .PSE ERION VELIAJ ,DHE QEVERIA NUKE E BEJNE PRAPE MENSE PER STUDENTET?
    AQE ME TEPER QE LOJRAT E MAFIES ME VKM, DERI ME 3O DHJETORE DUHET TE ELEMINOHESHIN. A KA LOJRA FATI NE SAUKE ,DHE KUSHE E ADMINISTRON? TE GJITHE TE MJERE. PO E NDANI POPULLIN ,NE TE VARFER ,DHE MILIONERE.SICE E NDAU GJYSHI I JUAJ NE DESHMORE E BALLISTA.

  8. BR says:

    Idioti, mustaqe preri! Ne emer te vellaut, ka privatizuar menzen e femijeve – student, vendin e bukes se ardhmerise se kombit. Me kete krim ia ka kaluar edhe krimineli, ish presidentit te Republikes gjenocidiale, Radovan Karagjiqit. Krimineli yne Bujar Nishani!

  9. vertino says:

    Po sa i ditur qenke o zigur qorri po per Zen&argite nuk na the gje per exelencat e tyre?

  10. shqip says:

    Jo replike . U be kjo Pune si njeri qe i thoshte nje tjetri ;” Edhe une jevg jam , po ama s’jam si ty “. Duket e trashe fare . Nishani pa nishan e pa mustaqe , qe del e ” uleret per studentet . O tempora o mora !

  11. allau dhe perndia says:

    O Qeveri,o pushtet,o trimat e ZIGUR QARRIT,O TRIMAT E FATOS LUBONJES burgaxhiut te Spacit te Miredites,tullaci analist, repacuk dhe fashist,fundrine dhe nazist, qelbanik shoviniste,ti hiqet urgjentisht dhe pa asnje diskutim te mercenarit fashist qelbanikut te BUJAR NISHANIT,ish president repacuk,langara q.Menxa tu kethehet studenteve me njehere,le te qajne edhe Ziguri edhe burgaxhiu i Spacit,mos prisni me.

  12. Kulufi says:

    O Zivur kari, bingo Ylli eshte hapur ne vitin 94, Rama ka ardhur ne Tirane ne Vitin 97. Hik genje ndonje fshatarin tend qe ka ardhur vjet ne Tirane.

    1. Zigur Qarri says:

      Si ka mundesi qe jan mbledhur te gjith kulufet,rrota kari si puna jote tek “rilindja”?Ik ore debil!

  13. Jari me mustaqe says:

    Te merret vendim qe keto hapsira te grabitura ti kalojne per administrim qytetit studenti E ka sy e faqe ulok po nga mendja B Nishani qe nuk la prona pa grabitur sa nga soi i ti e nga ai I gruas Mjer ky vend

  14. Dunavatasi i vjeter says:

    E po pastaj se “privatizoi” mensen?AI vodhi mbiemrin e familjes se nderuar te Gjirokastres NISHANI,keshtu qe se ka per gje te vjedhe nje lokal ,….apo jo?

  15. Jo fari balliu says:

    More po pyesni se kush e ka privatizuar MENCEN ne godinat e Inxhinerise se ndertimit, sepse mos e ka privatizuar Doktoreshe MONA apo ndonje i LESH e LISE. Dhe qahen studentet e LRI-se per mence.

  16. Ish Studenti says:

    Ne Qytet Studenti eshte privatizuar pothuajse gjithshka ne kohen qe ishte ne varesi te Ministrise se Ekonomise me Dritan Priftin ne krye. Ka marre nje lokal edhe I biri I Azemit, ca te tjere kane privatizuar tere ish magazinat dhe ambientet e sherbimit. Dhe ka ngelur ne pike te hallit cdo gje shteterore. Le te hapen njehere keto letrat e ketyre 28 viteve dhe do shohim abuzim te frikshem.

  17. Timi says:

    Kapter jari ka bere namin edhe ne Durres duke tjetersuar pronat e te tjereve e duke ja dhene njerezve te gruas se tij…drejtesia re e cliruar nga shebetoret e berishes dhe te ketij sskatit duhet te vendosi gjerat ne vend…keto duhen pushkstuar po te pakten ti marrin pronat e vjedhura dhe t’ja ktjejne pronareve te vertete apo shtetit.

  18. Krimineli Nishani, qe nen ombrellen e ish komunist bujarit, qe sala e beri president, pervetesoi me ligjet qe nxirte Berisha mencen e studenteve, vetem per tu pasuruar ne menyren me mafjoze.
    Studentet e varfer perballonin menxen e dikurshme me veshtiresi, por hanin aty dhe jo keq., ndersa me privatizimin qe i ben ky mafjoz, i vellai i ish mender president tan,i gatuan dhe ve cmime te papeballuahme, per studentet, te cilet ne pamundesi per te ngren ne ate menc, u drejtohen ambugeve.
    Keta kriminel duhet jo etem ti demaskosh publikisht, por simbas KLSH, duhet anulluar ai pazar i ndyr qe esht ber ne qeverisjen ePD, ne vitin 2012. dhe te kethejet sic ka qen me par.

  19. Ergys says:

    Ja Nishani e paska grabitur mensen e studenteve.Po sot kush eshte ne bashki e ne qeveri pse nuk ben drejtesi???

  20. maximus says:

    ky kapteri do varrur ne mes te tiranes prej mustaqeve, uuu harrova se mustaqet i ka hequr mustaqemiu, p.s e pate opoziten o njerez, u kthyen ne parlament me demek zgjidhjen e çeshtjes se studenteve, jo jo nuk eshte kjo e verteta, e verteta eshte se edhe per dy jave plotesonin 6 muaj qe s’kishin shkuar ne parlament dhe nuk merrnin rrogat e majme qe marrin atje, 6 muaj page per keta hajdute dhe parazite nga taksat e shqipetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje