INSTAT nxjerr shifrat: Ulet papunësia në tremujorin e tretë

12 Dhjetor 2018, 14:29Politika TEMA

Niveli i papunësisë ka shënuar rënie gjatë tremujorit të tretë, raporton INSTAT. Referuar shifrave të INSTAT, papunësia për moshën 15 vjeç e lart ra në 12.2%, rreth 1.4% në krahasim me një vit më parë.

Tek të rinjtë, shkalla e papunësisë është 23,2% . Sipas INSTAT, shkalla e papunësisë së të rinjve ka shfaqur tendencë në rënie. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e tretë të vitit 2018 është 2,8 pikë përqindje më e ulët. Ndërsa shkalla e papunësisë për grupmoshën 30-64 vjeç është 8,9%.

Në terma vjetorë, ky tregues pësoi rënie prej 1,7 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grupmoshë, shkalla e papunësisë u ul me 0,7 pikë përqindje.

Punësimi u rrit

Në tremujorin e tretë 2018, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,7%. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2017, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 2,3%. Sektorët kryesorë që kanë kontribuar në rritjen e punësimit në vend janë: sektori i industrisë me një rritje 3.9%, sektori i shërbimeve me 2.5% dhe bujqësia me 1.2%.

Popullsia ekonomikisht joaktive, pjesa më e madhe duke përmbushur detyrat shtëpiake

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018, 20,7% e popullsisë ekonomikisht joaktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake. 12,5% e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 10,6% në paaftësi të përhershme. INSTAT raporton se 9,0% e popullsisë ekonomikisht joaktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.(monitor)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje