Ish-kryeministri i parë demokrat, Aleksandër Meksi i uroi sot demokratët për ditën ethemelimit përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook.
Edhe pse mbrëmë më 11 dhjetor, Partia Demokatike festoi përvjetorin e themelimit si e para parti opozitare pas rrëzimit të diktaturës komuniste, ish-kryeministri, ka një datë tjetër themelimi.
“Si sot 28 vite më parë më 12 dhjetor 1990, e mërkurë dhe ajo, një grup studentësh, pedagogë dhe intelektualë në vijim të protestave studentore që filluan më 8 dhjetor e që vazhduan për 4 ditë e të mbështetura dhe nga dhjetëra mijëra qytetarë të Tiranës e të tjerë, themeluan Partinë Demokratike.
Një Parti e të gjithëve, studentë, intelektualë e punonjës, e atyre që aspironin një Shqipëri të çliruar nga diktatura komuniste, një shtet të së drejtës e me Liri ekonomike, nje SHQIPËRI SI GJITHË EVROPA.
Nuk besoj se kujtimet e atyre ditëve shlyhen nga kujtesa e pjesëmarësve në protesta e mitingje. Unë jam i bindur se një ditë ëndërrat dhe shpresat e tyre do të realizohen.
I Uroj gjithë miqve e dashamirëve e veçanërisht studentëve të djeshëm e të tanishëm Gëzuar 12 DHJETORIN e PD”, shkruan Meksi.(TemA)
Z.Meksi kush pyet per daten,ne akoma nuk dime se kur jemi shpallur te pavarur,kur eshte cliruar shqiperia nga gjemanet ,ne akoma nuk dime se kur eshte themeluar Partia Komuniste jo me do te dime se kur u krijua PD.Asnje rendesi nuk ka,ka nje date dhe kaq.Psh une nuk mbaj dot daten egzakte se kur zoterote shpike letrat me vlere qe une akoma i kam ne shtepi dhe po pres se ndoshta nga PD i bie ne mend ndonjerit ta fusi ne programin e partise.Nuk ka rendesi data ,rendesi ka fakti dhe sidomos pershendetja jote na mallengjeu shume.Te fala ,Zyberi.
Ky kingu cfare lidhje ka me demokracine.Ishte negativisti pothuajse me teper se Shpellari i devijoi dhe udhehoqi drejt shkaterimit te.Shqiperise.Drejt rruges se mutot qe po perfundon sot.Pyteni pak me sa pasuri u fut dhe sa ka akyualisht.Ky intelektual zemerzi ne gen sa ndertime pa leje ka bere i pari ne Shqoperi ne rrugen Perlat.Rexhepi?Ky bykurosh qe ka bete shime zullume kujton se i kane haruar shqipetaret.Dhe mis guxoje e te thote se per te gjithe demet ndaj Shqiperise 1992 98 e ka detyruar binjaku i Vicidolit.