LSI "vetëofrohet" si përfaqësuese e protestës, dorëzon në Kuvend amendamentet për kërkesat e studentëve

12 Dhjetor 2018, 08:33Politika TEMA

Dy deputetet e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci kanë dorëzuar në Kuvend amendamentet për zgjidhjen e kërkesave të studentëve.

Deputetja Kejdi Mehmetaj tha se amendamentet parashikojnë dy ndërhyrje, një për buxhetin e shtetit dhe një për ligjin e arsimit të lartë.

Sipas Kejdi Mehmetaj, nuk ka asnjë procedurë që mund të pengojë këtë procedurë dhe LSI do jetë në Kuvend nëse diskutohen këto ndryshime.

“Rama tentoi të bëjë show dhe kjo qeveri është arrogante. Nuk ka më kohë të presim për qeverinë dhe ne sollëm zgjidhjen konkrete.

Janë dy ndërhyrje, një për buxhetin dhe një për ligjin e arsimit të lartë.

Kryeministrit iu tha pështyma dje kur pa mijëra studentë protestonin.

Nuk na pengon asgjë që këto amendamente të kalojnë nesër në Kuvend.

Procedurat mund t’i bëjë që sot. Nuk ka asnjë procedurë që mund të pengojë këtë procedurë.

Ne do jemi në Kuvend nëse diskutohen këto ndryshime.

Kush do të ardhme për studentët dhe Shqipërinë të votojë këto amendamente për zgjidhjen e 8 kërkesave të studenteve”- tha Mehmetaj.

2 komente në “LSI “vetëofrohet” si përfaqësuese e protestës, dorëzon në Kuvend amendamentet për kërkesat e studentëve”

  1. . says:

    kur do shporren nga politika menxyrat e ketij kombi. shimja e lsi, spo le dele pa ngrene .POPULLI do te votove perseri te majten,sepse na jep dinjitet,krenari,dhe zhvillim .Nuk kemi pare ne asnje vend te bote politikan nga e njejta familje,burri ne presidenx gruaja ne opozite.njeri qe duhet te punoje per ndertimin e shtetit , ndersa tjetra,gruaja ponon per shkaterimin.

  2. robi says:

    Amon mor kur me del kjo Kejdi dhembcakallja qe zoti e ka shemtuar per jete me ato dhembe taman si te cakallit dhe jep mend per reformen ne arsim them i ka ardhur fundi botes. kjo me diplome te blere se ne gjimnaz te Fierit e dine te gjithe se si i merte notat ajo…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje