Hafijet e Saliut, Metës e Monikës, janë hedhur si të tërbuar të degradojnë lëvizjen studentore. Sot është dita vendimtare

12 Dhjetor 2018, 09:36Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Studentët pritet që sot të njëtrupëzohen me antikorrupsionin popullor shqiptar.

Sot e dinë të gjithë që tetë pikat e studentëve përbëjnë nismën antikorrupsion në Shqipëri. Se ndryshe, pse trembet Rama?

l.
Tani nuk mund të ketë më kthim mbrapa.

Studentët deri dje ishin “të veçantë” dhe vetëm ata në kërkesat e tyre.

Dje në darkë ata i bënë thirrje të gjithë shqiptarëve.

Të tetë pikat e tyre janë substanca e antikorrupsionit shtetëror shqiptar.

Kjo është arsyeja që janë bashkë në një kamp të shqetësuarish Rama, Berisha dhe Meta.

Kjo është në fakt treshja që kërkon të shkallmojë studentët. Po treshja, çfarë po bën?

Hafijet e Saliut janë hedhur si të tërbuar dhe kërkojnë që ta degradojnë lëvizjen masive studentore në një lëvizje të dhunshme.

Berisha dhe Meta me të shoqen e tij kërkojnë destabilizim. “Ose Rama” thonë ata, “ose destanilizim që të ikim të gjithë e të shpëtojmë paratë e vjedha”.

Por është përpjekje e kotë. Studentët mbetën të pastër dhe të fortë deri në tëtë ditët e para. Tani ata e kanë formuar shtratin, dhe befas shihet se kanë marrë një zhvillim të shpejtë dhe me nxitim, që, në fakt, gjithmonë në histori, ka qenë rrjedhojë e psikikes së rinisë kur ajo niset për vepra të mëdha shoqërore .

Ata studentë që dëgjova mbrëmë nëpër emisione, artikuloheshin me arsye shumë më të lartë edhe se Rama, edhe se Berisha dhe edhe se Meta.

Janë superiorë, dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm sot e tutje sigurisht që do të jenë me ta. Artikulimi i tyre i mbrëmshëm vërtetoi se ata janë shpirti i së ardhmes.

Tani mbetet dhe një pyetje: a do t’i përkrahë hapur Uashingtoni studentët tanë.

Mendoj se kjo do të varet nga dita e sotme.

Sot duhet të triumfojë idea e aktivitetit të madh paqësor. Numuri i madh i protestuesve në mbrojtje të studentëve, është çelësi i suksesit antikorrupsion në Shqipëri. Numri i i madh është fillimi i procesit të epokës së re shqiptare.

Nuk mund të protestohet jashtë qëllimit studentor. Gjithë kërkesat e tjera për naftë apo për çmime, janë në favor të Ramës, Berishës dhe Metës. Janë në favor të korrupsionit të lartë shtetëror dhe kuptohet se janë të nxitura prej tyre. Të tetë pikat e studentëve i kanë brenda të gjitha. Edhe nafta spekulative, pasojë e korrupsionit shtetëror është. Prandaj gjithçka do të gjejë vendin e vet ligjor e antikorrupsion sapo të fillojë procesi antikorrupsion. Të tetë pikat e fituara me triumf, e fillojnë këtë proces.

Paqe dhe masivitet gjigand: kjo duhet të jetë arsyeja e kohës antikorrupsion. Të tetë kërkesat e studentëve janë hapi i parë thelbësor në ecurinë antikorrupsion në Shqipëri. Dalja sot në rrugë e të gjithë shqiptarëve në mbështetje të pikave studentore, është e vetmja arsye e shëndoshë.

Studentët kanë drejtuar historinë moderne të Shqipërisë në tetë ditë. Ata tani e më tej, me mbështetjen e gjerë popullore, do të çelin derën e madhe të atdheut të tyre të çliruar nga pushtimi makabër i vjedhësve të korruptuar.

Por gjithmonë në një masivitet paqësor se vjedhësit duan destabilizim, që të shpëtojnë nga sëpata e madhe e reformës në drejtësi, e cila në këto ditë mbyll kapitullin e saj të strukturimit ligjor.

19 komente në “Hafijet e Saliut, Metës e Monikës, janë hedhur si të tërbuar të degradojnë lëvizjen studentore. Sot është dita vendimtare”

  1. Qytetari says:

    Zoti Ngjela, a mund te shprehesh më specifikisht se si do t’i trajtoje ti 8 kërkesat e studentëve në do të ishe ti kryeministër?

    1. Turi says:

      Avokati i burgut na eshte bere Nostra Damus! Hahaha Rama ja u zgjidhi te gjitha madje edhe me shume kerkesa. Rama nuk eshte mbeturine burgu dhe blloku si puna e jote! Rama i njeh hallet e shqiptareve dhe e priti protresten e studenteve me enthuziazem sepse gjoja Autonomia e Universiteteve e ka krijuar te gjithe korrupsionin dhe deshtimin e universiteteve. Po ashtu hapja e dyerve per cdo student pesanjos ka krijuar nje problem gjigand per Shqiperine. Papunesi te studenteve qe mbarojne dhe largimin nga vendi per te gjetur nje pune. Cdo vend Perendimor ka nje tavan per numrijn e studenteve. Jo cdo gomar ne shqoqeri duhet te behet student. Shoqeria ka nevoje edhe per mekanik, edhe per kamarier, edhe per minatore apo rrobaqepes. Ka nevoje per ustallare ndertimi dhe punonjes bujqesie. Jo te gjithe mund te behen filozof e avokate e doktore ore avokat leshi! Duhet nje qeveri qe te beje ndryshime ne ligj ku universitetet te vendosin nje tavan bazuar mbi kapacitetet fizike te universiteteve dhe jo futje ne universitet te 5-sanjoseve qe rrine rrugeve, shkojne punojne dhe bejne lloqe pazari. Tani na jane hedhur ne sulm nga shqupi dhe leshelija sebashku me marksitet e pjerdhur qe te na permbysin qeverine. Do ti hane m.tin z. Rama. Ne 1 milion qe votuam per te e kuptojme mire situaten e vendit dhe nuk lejojme qe te kerkohen qiqra ne hell ne nje vend qe eshte lene me poture te grisura dhe me sholle te cara. Shqiperia ska kellqe ekonomike. U shkaterrua shume keqas nga esadisti dhe dobici i Vicidolit dhe u vodh ne menyre te pameshirshme. I vetmi qe po punon per Shqiperine po e sulmojne cakajte dhe nuk e lene qe te punoje. z. Rama jemi me ty deri ne fund. Bravo per zgjuaresine qe po shfaq ne zgjidhjen e problemeve dhe per menyren shume te mencur qe po adreson dhe daskon cakejte. Jemi krenare per ju!

  2. GGG says:

    Avokat,ju ka hyre virusi MonaLul.

  3. robi says:

    Mbajeni ne vezhgim agjentin e gestapos Edhjet brahimkari se ai eshte nje nder frymezuesit e trotestes tek naziskinet e trajnuar ne haremin veror te Jales nga Kejdi dhembcakallja dhe Floida surratufo

  4. Ergys says:

    Dakord me avokatin Ngjela.Hajdutet dhe te korruptuarit qe nga presidenca e me radhe ndjehen te rrezikuar.Duhet shuar cdo iniciative e tyre per te sabotuar qellimin e shqiptareve te ndershem.

  5. E verteta says:

    O analist ledhi po i fute te gjithe ne nje thes edhe Ramen nje m…. i madh do behet.

  6. BRSS says:

    O SPARTAK NA ÇAVE TRAPIN QE AMERIKA E KA ME TE FUTUR MOR TUTKUN KETA POLITIKANET TE GJITH E KAN NGA NJE MIKE E SHOK NE PERNDIM ASGJE SKA PER TE NDODHUR TE GJITHA DO TJA FUSIN POPULLIT SI GJITHMON NE ÇDO VEND TE BOTES KESHTU NDODH DHE MOS NA TREGO PRRALLA KY SISTEM QE KA BOTA ESHTE SISTEMI ME I QELBUR KURSE KETA STUDENTET QE JAN TE SHITUR DHE TE BLER TE MOS HAN MUTE SE NE KAPITALIZEM ÇDO GJE ESHTE ME LEKE PO DESHEN SDUAN TE IKIN TE QIHEN

    1. Romak says:

      Mire i the,na çau trapin me Ameriken ky bole

  7. BRSS says:

    O SPARTAK NA ÇAVE TRAPIN QE AMERIKA E KA ME TE FUTUR MOR TUTKUN KETA POLITIKANET TE GJITH E KAN NGA NJE MIKE E SHOK NE PERNDIM ASGJE SKA PER TE NDODHUR TE GJITHA DO TJA FUSIN POPULLIT SI GJITHMON NE ÇDO VEND TE BOTES KESHTU NDODH DHE MOS NA TREGO PRRALLA KY SISTEM QE KA BOTA ESHTE SISTEMI ME I QELBUR KURSE KETA STUDENTET QE JAN TE SHITUR DHE TE BLER TE MOS HAN MUTE SE NE KAPITALIZEM ÇDO GJE ESHTE ME LEKE PO DESHEN SDUAN TE IKIN TE QIHEN

  8. syri says:

    Avukat po ngjallen shpresat per ty te behesh K/minister i perkohshem?!

  9. SISTEMI says:

    SISTEMI ANGLO-SAKSON
    Z Ngjela
    Pse nuk e permende sot sistemin tend te dashur Anglo-Sakson??? Ne kapitalizem cdo sherbim paguhet edhe te shkollohesh duhet te paguash por edhe ta djersitesh s..men duke mesuar .Nuk kan pse paguajne te gjithe qe studentet te hapin syte ne Tirane vitin e pare dhe pastaj te hapen si vaji ne lakra diskove dhe moteleve dhe me metodat qe tashme dihet formula 2P (parane oseP..in) pas idsa vitesh fusin ne xhep nje cope kartoni dhe quhen te diplomuar >Ne te vertete kush ka patur rastin te punoje me keto lloj studentesh e di mire se sa te afte jane .Une kam punuar me to dhe e them me bindje se pas perfundimit te ekonomikut nuk dine tabelen e shumezimit apo si ato qe pame mbreme neper studio televizive qe studenti i vitit te fundit ne Gazetari apo Gjuhe-Letersi nuk artikulon dot asnje fjali te thjeshte. Deri kur shqipetaret e verfer do te paguajne injorancen ?? MJAFT me Arsimi ka sakrifica. Demokracia nuk ecen perpara me metoda dhe ideale KOMUNISTE. Te tjerat jane pallavra per te mos shkuar ne mesim dhe per te mos dhene provimet. STUDIME DHE JO DISKO E BASTE …KAQ

    1. ca po thu Shabono says:

      O Koqeeee, demokracia ecen perpara vetem me ideale komuniste o derdimen! Po ti je aq i trashe nga trute e kokes, sa shkruan 10 fjali qe jane KREJTESISHT ideale komuniste dhe pastaj thua ne fjaline e fundit “nuk ecet me ideale komuniste”.
      O GOMAR, sqaroje mire vetveten dhe kupto fillimisht gjerat e thjeshta, pastaj hap gojen e fol. Trupeshk!!!

  10. H says:

    Zoti loqe, keni shumë vjet që çdo muaj “profetizoni” se muajin e ardhshëm do fillojë eliminimi i korrupsionit , politikanëve apo gjykatësve dhe nuk ndodh asgjë megjithë informatat tuaja të ‘sigurta’. Nuk do ishte më dinjtoze të komentoje ndeshjet e futbollit se vetëm aty nuk ta vë re askush kur këput mufka?

  11. Asi11 says:

    O Taku more avokat leshi qe kurr nuk po te kuptoj . Ti here je me nje gje here me nje tjeter qe keto te dya kundershtojne njera tjetren . Ja te marrim reformen ne drejtesi qe çdo dite rrinje duke e mbrojt qe ajo eshte kyçi i rrezultateve qe kur te filloje ajo te jape rezultat ajo rregullon qeverine parlamentin shkollat shendetsine tregtine etj etj se deri tashti nuk i ka lene korrupsioni me punu . Deri ketu dakort me ty PO SI TE JEM DAKORT PRAP ME TY KUR NE KULMIN E REFORMES NE DREJTESI QE PO NGRIHET K.L.P ja dhe K.L GJ ja.dhe befas studentet çohen ne protesta si i zgjuar qe je ti keto protesta ne kete moment a jane gabim pamvarsisht se ata kane te drejte por siç po shohim qe ate duan ta perdorin partite e opozites per destabilizim dhe po pati destabilizim nuk fiton askush as studentat se nuk merret kush me ta ne situate destabilizuese humim te gjithe ne populli se kthehna disa vite pas dhe jane leke qe shkojne kot . Po le pastaj qe disa segmente qe jemi mesuar te themi si segmente nga jashte edhe nga brenda qe punojne perdite per destabilizim . E atehere çfare do thuash ti pra ti e te tjere si gjithnje do ja fusni kot do thuash qe fajin e kishin prap Edi Berisha e Meta po ato po a ma me ndihmen tende dhe te intelektualeve te tjere qe nuk ndihen dhe ato qe flasin ja fusin sipas interesit tyre dhe jo ta vlersoje gjithecili :ÇFARE PUNE TE MIRE TE BEJ UNE SI INTELEKTUAL PER NJEREZIT DHE VENDIN TIM -pamvarsisht kush eshte ne pushtet -ja keshtu duhet o z. Avokat .

  12. rrema prej Kruje says:

    sa i dalin parashikimet ktij megalomanit!!!

  13. Lennard says:

    Studentet kane te Drejte.Po Oferta e Rames eshte Konkrete..Le te ulen me Ramen :Studentet jane superiore.Le te merren Pikat Nje Nga Nje..P.sh.Tarifa te zgjidhet me njehere e keshtu me rradhe.Po problemi kryesor eshte te luftohet Korrupsioni .Shitja e Notes.mesim Dhenia e Dobet .Te futet pushteti i studenteve ne te gjitha veprimtarite e Universitetit. Te rregullohet jetesa e studenteve ne Konvikte.Gjithmone ka qene problem, Kjo vjen nga keqmenaxhimi.Nuk ka perkushtim ne kete drejtim.Te kihet kujdes futja e shkerdhatave politike si Mona Baxhella apo Dergesat e Sali Gerdecit .Ata duan Destabilizim te Shqiperise qe te shpetojne nga Drejtesia ,pasi kane vjedhur pa karar !!!.Une mendoj se Z.Ngjela gabon ne njesimin e Rames me Like Floririn dhe Sali Gerdecin.Te shfrytezohet Rama per denimin e e Horrave te LSI dhe te PD ,Te Oborreve te Like Floririt dhe Sali Vucidolit e pastaj i Kthehemi Rames dhe taborit te Tij.Keshtu do te jete me e Udhes.

  14. Ngjala says:

    Ky eshte rrot fare. Gjithmone ne nje vrime.

  15. Labi says:

    Ke fshehur helm ne “embelsire”,
    Ti je kunder Saliut,Metes,Lulit dhe per limitimin e protestes ne ceshtje studentore,
    Ti nuk je per nje proteste kunder Rames(ai eshte ne pushtet), Metes ,Saliut e Lulit sic jane pjesa me ndritur e ketij kombi.
    Te shh si qen Ngjela…po qen qe kerkon te degjohet,te respektohet, te imponohet…ka dhe qene qe vetem lepihen …
    Te gjithe qene jeni,qene me jaka te bardha e kravata…po qene.

  16. Gri says:

    Taku 30 % e tyre sot ishin ne fakultete! Duan te mbarojned e te ikin nga Gjermasnia e Anglia! Mos u mmerr me me mbeturina forumesh qe nglen pa buke mbrem tek km. Ulerinin mesazhet tek zogu dhe km qe t’ju conin buke partite. Se krietarja kishte vjedh shkence! Dhe ishte bamun Doktore. Oj doktore po srri militanti gjithe naten pa buke e gjume per te
    prish protesten e studenteve! Beje m…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje