Rama: Ka skenarë për ta çuar protestën në dhunë, ja kush fshihet pas saj

12 Dhjetor 2018, 09:27Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë emisionit “Top Show” ka deklaruar se ekziston një skenar për ta drejtuar protestën e studentëve drejtë akteve të dhunës.

Rama ka thënë se skenarët e çuarjes se protestës së studentëve drejtë dhunës po dirigjohen nga Partia Demokratike, që sipas Ramës ditën e sotëme bllokoi akset rrugore.

“Studentët nuk e kanë projektuar protestën, por ata u provokuan. Kush e nxorri njoftimin prapritur e pa kujtuar hajde tani dhe paguani lekët. Kush ua tha VKM-në e majit në të njejtën ditë.

E projektuan, por kjo është protesta e studentëve. Ata nuk ua thanë se kush janë, por e nxorrën tani nga pasditja”, tha ai.

Unë kam vetëm merakun e pengmarrjes dhe manipulimit se aty ka segmente që janë futur në protestë për ta çuar në dhunë këtë punë. Ata s’kanë lidhje fare me çfarë doni ju.

Duan të përdorin masën dhe pastaj të futen. I keni parë që dalin ca andej dhe ca këtëj. Na ngritën studentët si skema e vitit 90”, tha ai.

Rama tha se opozita i ka futur studentëve idenë e mos dialogimit, por Kryeministri tha se në rast se nuk i realizon kërkesat e tyre, atëherë të rinjtë ta marrin dhe ta largojnë.

“Kush e futi këtë frymën e mos realizimit të dialogut dhe as negociatat. Unë di vetëm një burim që e ka bërë këtë në Shqipëri.

Në qoftë se thoni që ky “Gjatosh” nuk është për këtë punë ta marrim përpara e ta përzëmë. Por ju duhet të uleni dhe të konsumoni të paktën dialogun”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje