Shtatë xhuxhmaxhuxhat që mbytën Borëbardhën!

13 Dhjetor 2018, 09:14Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Shikoni sesa qesharak është ligji për arsimin e lartë!

Ligj për abuzues dhe përvetësues që na kanë shkuar ujët nën rrogoz qysh në konceptim dhe tani heshtin si minj nëpër qoshe! !

Ka krijuar rreth Ministrisë të arsimit një mal me agjenci, nëpunës, antarë bordesh që vegjetojnë, që janë përgjegjës për keqfunksionimin e universiteteve shqiptare, si mekanizma për shpërndarjen e lekëve të nxjerra nga xhepat e studentëve dhe ua dhënë militantëve, të paaftëve, servilëve dhe atyre që kanë bërë vetë ligjin, ku vetëm ndonjë përjashtim bën punën e vet!

Shihni logot që kanë për të parë se çfarë respekti kanë për veten e tyre dhe pastaj vazhdimin!

– Këshilli i Arsimit të lartë dhe kërkimitr shkencor (KALKSH)

Ngjan si kaksh!

– Qendra e shërbimeve Arsimore (QSHA)

HAHAHA qqqshsh …aaaa

– Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL)

Hahahaha Kak Fal Më fal!

– Agjencia Kombëtare e kërkimit shkencor dhe inovacionit (AKKSH)

AHAHAH AA Kkkkkkshshsh

– Agjencia e Sigurimit të Cilësisë ASCAL

Hahahaha ASCAL Askal Asgomar!

– Bordi i Akredidimit

Bordi i diskreditimit thuaj!

Pa kredibilitet se e bëjnë anglezët kakreditimin që nuk dinë shqip

Shikoni se cfarë kanë bërë ata që konceptuan ligjin!

7 agjenci jashtë ministrisë që janë tumor në kokën e arsimit të lartë!

7 xhuxhmaxhuxha që po e mbysin Borëbardhën!

Qindra vetë që marrin rroga, honorare për mbledhje, për shërbime dhe e kënaqën!

Që sipas tyre universitetet shqiptare janë normalisht në rregull!

Shihni sa probleme kanë nxjerrë për të dhënë ulurimën publike që gjendja të mos shkonte këtu!

Hiç, sepse janë në konflikt të tmershëm interesi, ku një universitet përdoret për të kontrolluar tjetrin dhe tjetri të parin, ku njera dorë lan tjetrën dhe të dyja bashkë lajnë haurin!

Kanë bërë ligj për t’i rrjepur për vete universitetet shqiptare!

Këta na marrin buxhetet! Pa punë.

Një organizim vertikal burokratik ku njeri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit.

Larg pedagogëve, larg studentëve, hiqen si taksidarë, si inspektorë si Zeusa!

Harxhojnë zyra, energji, e gjithçka!

Këto borde duhen shkarkuar si bordet e ministrisë.

Madje këta edhe më parë edhe më urgjentisht!

Cfarë autonomie kanë universitetet shqiptare kur veç ministrisë kanë në kokë nja shtatë a tetë hallka burokratike, që me dhjetra e dhjetra të paguar nga fiondi i arsimit kanë bërë një vërë në ujë dhe na pengojnë në punë!

Xhuxhmaxhuxhët e mbytën rininë universitare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje