Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është i ftuar në “Opinion”, ku është vënë përballë një përmbledhje të kërkesave, ankesave dhe komenteve që studentët bënë një natë më parë po në këtë studio, ku ndër të tjera kanë treguar se detyrohen të punojnë shitës apo të largohen për të mbuluar shpenzimet.
I pyetur nga Fevziu se përse nuk po i plotëson këto kërkesa dhe përse i lë në të ftohtë për 8 ditë, duke i kujtuar se ai është edhe vetë prind, Rama tha se edhe vajza e tij dhe e Lindës, ka punuar recepsioniste turn i tretë, kur ishte me studime jashtë, për të mbuluar shpenzimet.
Ndër të tjera Rama është shprehur se nuk kërkon dialog nga ata studentë që rrinë gjithë natën jashtë kryeministrisë dhe ndezin zjarre, por nga ata që janë në shtëpi, pasi këta të parët, sipas tij janë të financuar nga partitë politike.
“Ata që janë tani te zjarri, le të rrinë aty edhe 10 vjet. Në cilën familje, i thuhet prindërve unë kam këto kërkesa, dhe unë nuk pranoj që të bisedoj, mbaroni këtë punë dhe pastaj do flasim? Në cilën demokraci e keni parë ketë? Në asnjë vend s’ka bërë vaki.
Këta që janë aty te zjarri tani, janë të financuar. Me ushqime e batanije. Janë të dërguar nga partitë dhe këtë e vërtetoj. Unë flas për ata që nuk janë aty dhe që janë mijëra të tjera që i kanë ngritur këto kërkesa”, u shpreh Rama në Opinion, përballë një paneli gazetarësh, dhe pedagogësh.
Le nom o pasardhes i Saliut!
Po Mark Marku cfare ka bere, pervec sherbimeve politike qe te jete shef departamenti dhe te meritoje te jete nje ze I opinionit public ne debatin e arsimit?
Me sa mbaj mend une, ky ishte nje sherbyes I vogel qe kishte kapur vendin ne fakultet kur skishte asnje grade por ishte partia e tije ne pushtet. Pastaj, dikur perdori ate vendin e vogel ne fakultet te beje doktoraturen me correspondence dhe rrotulloj rreth EUT te merrte ndonje kocke. por dhe doktoraturen e vonet e perdori per ti sherbyer partise me mire dhe jo te beje ndonje pune. Bera nje kerkim te vogel ne google dhe Mark Markut nuk I del nje artikul I vockel, more dhe fare I vockel. keta mark market duhen zhdukur nga academia dhe sfera publike e diskutimit sepse jane me keq se dr Monika Kryemadhet.
se cfare doktoremuti shkencash ishte Nafije baxhella e pate te gjithe kur nuk dinte te lexonte numer me 6 shifra para deputeteve ne kuvend, dhe pastaj ne darke e nxori fiksi si u kthye 3 here per te lexuar nje numer me 6 shifra dhe ne fund e lexoi prap gabim