FOTOT/ Egla Haxhi tregon si u nda lidhja treshe: Mosmirënjohja është e pafalshme, ja si kërkonte të më merrte francezin Jarl

14 Dhjetor 2018, 09:49Lifestyle TEMA
FOTOT/ Egla Haxhi tregon si u nda lidhja treshe: Mosmirënjohja

Kanë kaluar vetëm 2 vite nga buja që bëri deklarata e ish-missit shqiptar, Egla Harxhi, lidhur me statusin e saj për një lidhje treshe, tashmë gjithçka ka ndryshuar.

Mediat kanë shkruar vazhdimisht për lidhjen treshe që modelja kishte së bashku me partnerin francez, fotografin e njohur Jarl de Basserville dhe modelen Alessia.

Por, pavarësisht bujës dhe zhurmës së madhe që ajo bëri në median rozë, si edhe në mbarë opinionin shqiptar, duke qenë se nuk është mësuar me statuse të tilla, kjo lidhje nuk zgjati shumë. Vetëm pas dy vitesh erdhi në jetë fryti i dashurisë së modeles shqiptare me francezin Jarl.

Në një intervistë të mëparshme ishte vetë Egla, e cila për herë të parë pohoi ndarjen e të treve për të nisur një jetë të re si familje e konsoliduar. Por, ç’ndodhi me Alessian? Pse u largua ajo?

Arsyeja e ndarjes, sipas burimeve të së njëjtës gazetë 

“Alessia ishte një vajzë, e cila jetonte në kushte të mjerueshme dhe gjendje depresive. Nga dashuria dhe dëshira për ta ndihmuar, Egla e mori në mbrojtje duke i ofruar gjithçka, rroba, mësime mbi mirëmbajtjen, vizita mjekësore, udhëtimet në Francë.

Në momentin kur Egla ngeli shtatzënë, Alessia ka shfaqur kriza xhelozie, por me kalimin e kohës Egla e qetësoi duke i thënë se ajo është pjesë e familjes dhe se fëmijën do e rrisnin bashkë.

Në fillim dukej sikur Alessia u qetësua, por sa më shumë kalonin muajt, aq më shumë rritej xhelozia. Alessia është përpjekur disa herë të ndajë çiftin”, thotë burimi, duke krijuar probleme midis tyre, por pa rezultat sepse pas gjithë dashurisë që iu dha dhe dëshirës së madhe për ta ndihmuar që Alessia të zhvillohej në një ambient pozitiv, mosmirënjohja e Alessias arriti kulmin, duke i kërkuar Ales që të lërë Eglën dhe fëmijën për të. Kjo bëri që Egla dhe Ales të vendosnin ta largojnë përfundimisht nga jeta e tyre.

E pyetur nga “Panorama Plus” rreth kësaj historie dhe si qëndron e vërteta e prishjes së marrëdhënies me ish-mikeshën e tyre Alessian, Egla Haxhi u përgjigj: “Çdokush është përgjegjës për veprimet që bën. Për mua, mosmirënjohja është e pafalshme! Mund të fal shumë gjëra, por jo mosmirënjohjen. Kur ndihmoj dikë, nuk pres asgjë mbrapsh, sepse nuk i bëj gjërat për interes, po kur ndihma të kthehet mbrapsht në të keqe nuk ka justifikim”.

4 komente në “FOTOT/ Egla Haxhi tregon si u nda lidhja treshe: Mosmirënjohja është e pafalshme, ja si kërkonte të më merrte francezin Jarl”

  1. loqe says:

    Ato momente te mbrekullushme qi keni kalu bashk jan tpaharushme.

  2. alb says:

    Po kjo ka vajt ne proteste me ate “princin” e Libofshes.
    O ju hengert mortja o gazetare qe i jepni hapesire ketyre funderrinave te brendshem dhe te jashtem.
    Sot esht nje dite historike eshte dita e themelimit te Ushtrise se Kosoves ndersa ju merreni me Eglat funderrina qe si hyn ne pune as dreqit.

  3. sh says:

    Free pussy for all.

  4. Martin says:

    E mori se ishte ne gjendje te mjerueshme dhe benin seks te tre?! Keshtu afrohet ndihma ne Libofshe? Plehre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje