Ky është momenti kur një nënë që po mbante në dorë fëmijën shpëton për një “fije floku” nga vdekja, pasi një kamion humb kontrollin dhe përfundon duke përplasur disa vetura.
Kamera e vendosur në një veturë në Vietnam, ka filmuar momentin kur shoferi i kamionit humb kontrollin, godet murin mbrojtës që ndanë korsitë dhe më pas disa vetura të parkuara, pranë të cilave ishte një grua me të birin.
Në pamjet filmike do të shikoni se si nëma reagon me kohë, dhe merr të birin dhe largohet me vrap nga vendi i ngjarjes, ku u përplas kamioni. (TemA)