Ky është momenti kur një vajzë 5-vjeçe bie nga kati i pestë e apartamentit.
Fatmirësisht ajo është shpëtuar nga dy burra që e pritën vogëlushen teksa ra poshtë.
Vogëlushja Aysha kishte arritur të dalë nga dritarja dhe të qëndrojë e varur, derisa nëna e saj ishte jashtë për të bërë “shoping”.
Por kur dy kalimtarë rasti e vërejtën duke qëndruar e varur në dritaren e apartamentit në Makhachkala të Rusisë, reaguan duke e pritur atë teksa ra.
Për fat të mirë ata e kapën, megjithatë ajo përfundoi në tokë.
Teksa vogëlushen e dërguan në spital u konstatua se ajo ka pësuar vetëm lëndime të lehta trupore. (TemA)