NASA zbulon një asteroid poshtë akujve

12 Dhjetor 2018, 13:55Lifestyle TEMA

 Një asteroid metalik, prej 1 500 metrash diametër, goditi Tokën 2,5 milionë vite më parë, shkruan gazeta italiane ‘’Corriere della Sera’’.

Edhe pse në mënyrë të konsiderueshme më i vogël se pasojat që kanë kontribuar në zhdukjen e dinosaurëve 65 milion vjet më parë, asteroidi ishte i barasvlefshëm me 47 000 bomba atomike si ajo e lëshuar në Hiroshimë dhe ndoshta përcaktoi ”përçarje” të klimës në nivel global.

Ai formoi një krater 300 metra të thellë dhe me një diametër prej 31 kilometrash, të krahasueshëm me atë të një qyteti si Roma.

Tani ai është i mbuluar nga një shtresë akulli 1 000 metra e lartë.

Asteroidi është zbuluar në një zonë të largët të Groenlandës Veriperëndimore nga operacioni ”IceBridge” i NASA-s falë survejimit të radarëve në një avion të specializuar.

Zbulimi u bë në vitin 2015, por shkencëtarëve iu deshën tre vjet para se të bënin një kontroll.

1 komente në “NASA zbulon një asteroid poshtë akujve”

  1. Astrologu says:

    Po ku na doli origjina e idese se Misterit te Madh te Dan Braunit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje