Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën për themelimin e Ushtrisë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama përshëndeti krijimin e saj duke përcjellë edhe një fotografi të presidentit Hashim Thaçi ku shfaqet si ushtar.
Ditën e sotme, Kuvendi i Kosovës miratoi tre ligjet që bëjnë të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Bëhet fjalë për Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Të tri këto ligje janë miratuar në parim gjatë muajit nëntor, më pastaj janë shqyrtuar nëpër komisione parlamentare dhe tani presin edhe miratimin final nga Kuvendi.
Idiotgazetar! Foto është e Presidentit të Kosovës, që si në gjithë dynjanë normale, është Komandant i Forcave të Armatosura.