RAPORTI: Mosmarrëveshje, punësime pa garë dhe tejkalim kompetencash, ja problematikat që po "shkatërrojnë" Universitetin e Tiranës

14 Dhjetor 2018, 17:43ENGLISH TEMA

Universiteti i Tiranës vijon të shfaqë problematika të shumta dhe performancë të ulët akademike.

Në bazë të një raporti të hollësishëm të përpiluar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, konstatohen probleme në administrimin e brendshëm, kryesisht nëpërmjet bllokimit të procedurës së protokollimit, delegimit dhe vulosjes së praktikave shkresore.

Rrjedhimisht, kjo ka sjellë konfuzion në ushtrimin e funksioneve nga të gjitha organet dhe autoritetet drejtuese të UT.

“TemA” ka mundur të mësojë se nga procesverbalet e mbledhjeve të organeve kolegjiale, por dhe nga korrespondencat zytare midis autoriteve drejtuese akademike, janë konstatuar mosmarrëveshje të vazhdueshme midis palëve të cilat kanë ndikuar negativisht në rezultatin e univeristetit.

Mosmarrëveshjet janë konstatuar mes rektorit dhe drejtuesve të njësive kryesore, rektorit dhe ish kancelarit apo administratorit të komanduar dhe rektorit me administratorin e ri.

Bëhet me dije se ka patur pretendime për procedurat e punësimit të personelit akademik, mbi kompetencat ndaj personelit administrativ, mbi pezullimin nga detyra të ish Kancelarit, mbi varësinë e strukturave, midis Rektorit dhe Bordit të Administrimit apo Administratorit, në protokollimin e shkresave zyrtare të nxjerra nga autoritetet dhe organet drejtuese të UT dhe përdorimit të vulës nga organet drejtuese në Rektorat.

Ndërkohë, referuar projekt-raportit, gjithashtu konstatohet ushtrim funksionesh dhe kompetencash nga ana e organeve dhe autoritetet drejtuese të UT në kapërcim të kompetencave të dhëna nga kuadri ligjor.

Më poshtë, “TemA” po përcjell raportin e plotë të Ministrisë së Arsimit, ku në grupin e punës hulumtuese kanë qenë Alqi Kushi,  Mirela Bimo, Jeton Shehu, Iva Beliu dhe Bledar Biçoku. (TemA)

Raport-final-UT-2-3

 

5 komente në “RAPORTI: Mosmarrëveshje, punësime pa garë dhe tejkalim kompetencash, ja problematikat që po “shkatërrojnë” Universitetin e Tiranës”

  1. kroi says:

    KONTROLLONI te gjithe pedagoget qe japin mesim ne universitete,,,sepse nuk e meritojne disa ,,,sepse jane te paafte me 5 -sa ,,dhe kane hyre me miq,,,,,nuk do kete cilesi ne arsim me pedagoge kunguj,,,dhe te korruptuar,,,ku ka te dhena qe profesori merr leke te pushohen ne vend…////

  2. poedheedhe says:

    dhe faaap…kur e nxjerrim raporteshin??? por mire, po kur kjo ministrja behej breke e bythe me dhorin and co, ku ishte ky raporti??? apo e nxorren nga sirtari ku e kishin fshehur raportin tani????

  3. Isuf kapertoni says:

    Shiii I paska kap smundja e qeverise dhe keta te universiteteve, e cuditshme

  4. e verteta says:

    Nje gje eshte e sigurte. LINDITA NIKOLLA ka bere mareveshje me Mynyrin dhe me Mark Markun e Agron Gjekmarken qe e moren ne mbrojtje Mynyrin. Me keta te 2 te fundit
    Lindita eshte pare duke pire kafe ne SHeraton (LE TA MOHOJE) jane kamerat e lokalit.Behu Burneshe jep nje vendim per Raportin Tend,zbato ligjin .Jepi nje pergjigje cfaredo letres se 4 dekaneve bere nje vit me pare.Mjaft me mynyrin Nuk ka perendi qe e shpeton ate.

  5. arbli says:

    Mymyri dheLindita te jape dorheqje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje