"Jelek verdhët“ nuk ndalen, sërish protesta në Francë

15 Dhjetor 2018, 15:42Bota TEMA

Në bulevardin e njohur të Parisit, Champs-Élysées dhe në pjesë të tjera të Francës lëvizja e „jelekëve të verdhë” ka bërë thirrje për protesta të tjera.

Në Paris u mblodhën 8000 policë dhe 14 automjete të blinduara për t’u përgatitur për të gjitha situatat. Sipas autoriteteve, 30 persona janë ndaluar.

Në të gjithë Francën janë mobilizuar 69.000 vetë. Kjo është e shtuna e pestë që protestohet kundër politikë së presidentit, Emmanuel Macron.

Në katër të shtunat e kaluara janë zhvilluar përleshje me policinë, është përdorur gazi lotsjellës, dhe janë djegur automjete e janë vënë barrikada nga protestuesit.

1 komente në ““Jelek verdhët“ nuk ndalen, sërish protesta në Francë”

  1. Dn says:

    Nuk jane shqiptare ata. I shkojne ne fund problemit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje