Priftërinjtë ortodoksë ukrainas po mbajnë një sinod historik në katedralen e Shën Sofisë në Kiev për të krijuar një kishë të re kombëtare, e cila nuk do të ketë lidhje me Rusinë.
Mbledhja e sotme pason një vendim historik nga Patriarkana e Konstandinopojës, për të hequr kishën ortodokse të Ukrainës nga Patriarkana e Moskës, e cila ka mbikëqyrur degën ukrainase për qindra vjet.
Vendimi zemëroi kishën ruse, duke e detyruar atë të shkurtojë të gjitha lidhjet me Konstandinopojën.
Marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Rusisë janë tensionuar qëkur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, pas një kryengritje pro-perëndimore në Kiev.
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko pritet të marrë pjesë në takimin e së shtunës midis përfaqësuesve të Kishës Ortodokse të Ukrainës të Patriarkanës së Kievit dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Ukrainës. Filiali besnik i Moskës i kësaj kishe thotë se nuk do të marrë pjesë në sinod dhe mohon të jetë një mjet i Kremlinit.
Para takimit, Patriarku rus Kirill i kërkoi Papa Françeskut, Kombeve të Bashkuara dhe liderëve fetarë dhe botërorë që t’i mbrojnë besimtarët dhe klerikët nga “persekutimi”.
Ukraniasit jane fashista bashkunuan me gjermanet
Bre hoxhe sllave dhe spiun serb. E ke gabim me dashje.
Ukrainasit luftuan kunder krimineleve sllave ruse. Por kur u shfarosen 10 milion ukrainas ne vitin 1932-1934, cilet qene fashistat??????
NDIKIM I PASTER POLITIK EDHE MBI RELIGJIONIN. SA HERE POLITIKA KA DASHUR TE FUSE TURINJTE NE BESIMET FETARE ,KATASTROFA KA QENE JE HAP LARG.
Me mire me fashizmin e djeshem se sa me rusin e sotshem.
Edhe Putini I beri 1trillion$, kur populli Russ nuk ka pare te veje dhembet!