Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre.
Teksa poston një foto nga droni ku duken protestuesit e grumbulluar përpara kryeministrisë, Rama thotë se ky është një grup njerëzish që mbajnë peng mijëra studentë që meritojnë plotësimin e 8 pikave.
“Një grusht njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër Dialogut, mbajnë peng mijëra studentë që duan dhe meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, po një transformim të thellë brenda Universitetit, përmes një Pakti me Qeverinë!
Historia tregon për shumë raste kur Dialogut i janë trembur qeveritë, po s’ka bërë vaki kurrë që t’i tremben studentët dhe studentët sot në fakt, nuk i tremben Dialogut, po presioneve kundër Dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon Dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që i’a kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë?
Sidoqoftë farsa e kësaj barrikade absurde kundër Dialogut, s’ka për të zgjatur sa ka zgjatur.
Dialogu do zhbllokohet, Arsyeja do fitojë dhe së bashku ne do të hapim një kapitull të ri për Universitetin”- shkruan Rama. (TemA)
Duhet shtypur protesta e paligjshme.(me arrestime,pushime nga puna të të afërmve protestues,)
THIRRJA PER DIALOG , ESHTE LOJA QE PO LUAN KRYEMINISTRI . KJO PROTESTE ESHTE KOMPLET NE DUART E TIJ , PASI KETE PROTESTE E KANE NGRITUR PO ATA VETE , PER TE SHMANGUR VEMENDJEN NGA SHUM SKANDALE TE TJERA . KJO TREGON QARTE DHE PASTER , QE NUK DO TE PLOTESOHEN ATO 8 PIKA . NGA NJERA ANE, RAMA NUK I LESHON KETO 8 PIKA DHE NGA ANA TJETER , PO AI , NEPERMJET GRUPIT TE FSHEHUR OGANIZATOR , NUK LEJON QE TE PERFSHIN NE DIALOG DHE KESHTU KJO PROTEST DO TE BEHET SHUME SHPEJT ZERO , ISHTE LOJE .
O Rame,leni keto photo facebooku,po si e bone ate mashtrimin me Gjiknurin me ate firmen DH Albania,per unazen.Me e forta eshte se del dhe thua se ne te gjithe boten ndodh.Beni te paditurin,ku ju s’te falni per 100€,jo per 30milion€,qe jane ne tepsi.Si ka mundesi qe ju mos te njihni perfaqesuesin e firmes qe qarkullon miliona euro?Si ka mundesi qe perfaqsuesi nje kalama pa breke ne bythe?O Edo,ne kishim shume shprese tek ti,por edhe ti,si te tjeret dole.
GJITHNJE E MESHUME I JAP TE DREJTE RAMES QE NE 2008.
http://www.youtube.com/watch?v=FVCXWMZ_q8A
JA EDHE PROTESTA E “NGELESAVE”:
https://www.youtube.com/watch?v=VpkeUiLHFIk
Duket qe cdo gje eshte e stisur kjo per dite kuptohet me shume,por dialogu dhe zgjidhja duhet sa me pare nuk duhet humbur KOHE….DIALOG student qeveri
Ketu prape kemi arrogancen e Njeshit,edhe idiotsine e tij kur mendon se cka sheh ai duhet doemos me pa te tjeret!
Ketu shihet pra sa prehistorik eshte bere Edi Rama qe mendon se shqiptaret jane ende maloke qe nuk dine me perdor nje iphone
Ketu shihet se edi Ramen e ka shkel koha : studentet e japin live,me plot transparence demonstraten e tyre,kryeministri e merr nje foto ne fillim edhe do me na bind se nuk kishte manifestim…
Pfffffff… Mjere ai per kete manipulim infantile