Lulzim Basha kishte bërë një listë të gjatë me kandidatë për Këshillin Kombëtar, shumë prej të cilëve nuk janë pyetur fare.
Por dy prej tyre, e kanë refuzuar atë.
Bëhet fjalë për Erla Mëhillin dhe Fabian Topallajn.
“Te nderuar miq,
Per arsyet e mia personale kisha vendosur te mos kandidoja me per ne KK te PD, pas dy mandateve radhazi e zgjedhur ne kete forum. Per kete vendim timin njoftova dje me shume korrektese edhe strukturat drejtuese te Partise Demokratike.
Por sot e pashe emrin tim ne liste dhe ndjehem e detyruar qe te sqaroj miqte e mi dhe sigurisht edhe delegatet qe une nuk do te jem pjese e kesaj gare.
Duke i falenderuar te gjithe per mirekuptimin, i uroj suksese kandidateve te tjere”, shkruan Mëhilli.
Ndërsa Topallaj është shumë i ashpër me Bashën:
“Je qe je, me mire ndrysho dhe emrin e partise, sepse kjo smund te quhet me Partia Demokratike e Shqiperise.
Lulzim Basha me ka propozuar per te qene perseri anetar i Keshillit Kombetare te Partise Demokratike.
Zakonisht ne keto raste thuhet faleminderit, si kur e pranon kandidimin, si kur nuk deshiron te vazhdosh garen.
Por ne kete rast eshte ndryshe dhe personalisht e kam krejt te pamundur ta falenderoj Lulin.
Kjo sepse Lulzim Basha pasi ka rrembyer pa gare dhe me manipulime flagrante kreun e partise, ka zeruar kontributet e te gjithe anetareve ne vite te PD duke e kthyer partine qe i dha jete pluralizmit ne vend ne nje formacion personal qe sot ka kryetar por fatkeqsisht nuk ka me anetare dhe kontributore qe i japin jete formacioneve politike.
Kjo do te qe njesoj sikur nje prej aksionereve te nje kompanie private te vidhte me letra fallco aksionet e te gjthe bashkepronareve te tjere dhe pastaj ti propozonte atyre pozicionin e rojes se ndermarrjes per te ruajtur kompanine e tij te grabitur.”(TemA)
Mos u merzitni pulumat e mi.Nje rast eshte.Sja u mban prapanica te thoni e godisni emrin e vertete te Sali Berishes dhe merreni me Bashen qe eshte thjeshte nje buratin ne ate parti familjare te sali berishes.
Kujt i plasi per ty moj Sorra e Kriminelit sali…
Ik moj kriminele , karir iste e semur ,te ka dal boja tu dhe Sal krim hajdutit .
Siç qihet, më falni, siç shihet edhe Erla nuk pranon të lozi në një skuadër të kategorisë së tretë, ku PD ka rënë….