Meta merr çmimin “Politikani ndërkombëtar i vitit 2018”

15 Dhjetor 2018, 10:18Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u vlerësua dje me çmimin “Politikani ndërkombëtar i vitit 2018” nga Fondacioni “Foedus”.

Kreut të Shtetit shqiptar iu akordua ky çmim me motivacionin “Për promovimin dhe forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë”.

Në ceremoninë gala të zhvilluar në Romë, me temë “Një dhuratë për një buzëqeshje”, Presidenti i Fondacionit  “Foedus”, z.Mario Baccini,  duke i dorëzuar çmimin prestigjioz Presidentit Meta theksoi se ky vlerësim u jepet çdo vit atyre personaliteve italiane dhe të huaj, të cilët kanë spikatur në fushat e tyre.

Presidenti Meta duke falënderuar Fondacionin “Foedus” për vlerësimin e bërë ndaj tij u shpreh ndër të tjera se:

“Ky çmim u shkon mijra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali. Ky çmim u shkon arbëreshëve tanë të dashur të cilit lidhin dy popujt tanë në mënyrë unike prej 500 vjetësh, por edhe mijra italianëve që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri prej vitesh. Edicioni i 18-të i Fondacionit Tuaj titullohet “Një dhuratë për një buzëqeshje” ndaj dhe unë duke ju falënderuar për vlerësimin dua T’ju kujtoj thënien e një shqiptareje të madhe, Shën Nënë Tereza, e cila ka thënë se paqja fillon me një buzëqeshje.”, – theksoi Presidenti Meta.

Çmimi i Fondacionit “Foedus” iu akordua gjithashtu edhe UNICEF-it, NEUROMED Italia, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë italiane, Franco Gabrielli, si dhe këngëtarit të famshëm italian Fausto Leali.

19 komente në “Meta merr çmimin “Politikani ndërkombëtar i vitit 2018””

  1. Atdhetari says:

    Mos e merrni seriozisht !

  2. qqqqq says:

    Se si mund te mare nje cmim nje HAJDUT, vetem bashkehajdutet e pertej detit e dine!
    TURP per fondevjedhesin Baccini!
    Ne nuk na ben pershtypje….
    Thjesht konstatojme dhe vleresojme!
    Jane ne te njejtin fondvjedhes FOE-FLORIRI !!!!

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Po su ka mundesi LIKE FLOLIRI te Mari cmim
      Ka paguar me flori

  3. Kalec Dega says:

    Po ky a flori mo, a nuk e tha vete Krim inistri Rama qe kemi presidentin ma t’mire te Shqiperise dhe tani ne bote…po pse kur ka gabuar Edvin Rama me ate zgjuarsine e tij!

  4. Kasemi says:

    “Me mbani, se po bie…”!

  5. tafa says:

    O Mete hap syte he te keqen vellai.Eshte koha per vigjilence,Pepinot paskan fillu ti ngjajne Enver Hoxhes,qe kur do rraste ndonjerin ne burg e ngrinte ne pergjegjkesi ose e dekoronte.Bej kujdes xhan i vellai bej kujdes.

  6. Gani says:

    Fondacion I leshit nga italia I jep Mr. “buzeqeshjes” titullin “qesh mire, ai qe qesh i fundit “….tallin k…. Italianet dhe gjith bota….!

  7. qytetari dixhital says:

    ILIR MUTI ,ESHTE NE DITET ME TE VESHTIRA TE TIJ DHE CMIME TE BLERA ,NE KOHE TE VESHTIRE ,MENDON SE DO TA SHPETOJNE NGA PROKURORIA SPECIALE . KETO CMIME, NUK DO TA SHPETOJNE NGA PASURIA ,QE KA VENE NGA VJEDHJA E MADHE .

  8. toni says:

    He mo Like sa milona i ke dhene kamorristeve per lobimin e figures personale!? Shqiptaret nuk i hane me ato kokrra ulliri, ti do mbetesh gjithmon “Like florir” per ne.

    1. Eri says:

      Ai per ne do te mbetet Like Muti.

  9. Shkodrani says:

    Hahaha hajnat dekorojn njani tjetrin merni edhe ramen saliun bashen e boni hajni persembari u plehra rrobt me gjith familje deri ne 10 breza zoti ju mallkoft

  10. fantoma says:

    More, bravo… ! Edhe italianët i dekorojnë hajdutët “syskifterë” dhe unë budallai që e dija se ksjo është vetëm “dhunti” e shqipove… (?!) Tani e kemi “të garantuar” hyrjen në BE, gjersa siç duket, një nga pikat “e provimit” për në Evropë është… hajdutëria… (???!!!) Lutem botojeni, sepse Presidenti ynë i nderuar, nuk çan b…ën, për të tilla “çikërrima…!

  11. dr.Mona says:

    Per sqarim te lexuesve: Fondacioni “ALI BABA ME 40 HAJDUTET” eshte mbiquajtur fondacioni “FOEDUS”.

  12. Hajduti me çizmet e Mones says:

    Bukur, por çmimin si hajduti kombetar i vitit kur do ja jepni pasi e meriton 100% ?

  13. rrema says:

    Keta k*qet kane degjuar qe i thone Ilir FLORIRI prandaj ja kane dhene….??

  14. Artjoni says:

    O nene zeze!!!!!! O zot cfare behet???

  15. Sokol says:

    E paska blere nje cmim Likja.Gjithe ato para qe ka zhgrrapur Likja mund te bleje dhe cmimin si futbollisti me i mire i vitit ne europa lige.

  16. ilir hoxha says:

    o Tema, mos promovoni me kete surrat, sepse ju bie vlera,
    Meta duhet te shkoje burg urgjentisht, te ndreqet politika shqiptare, urgjent

  17. alb says:

    Mjafton te shikosh se kush ja ka dhene.
    Italianet…!! Po bllokun ne dore e kishte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje