VIDEO: “Kur Doktorresha ia kalon Artistit në aritmetikë”, Rama tallet me Monika Kryemadhin

15 Dhjetor 2018, 14:08Lifestyle TEMA

Kryeministri, Edi Rama ka ironizuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila në një deklaratë për mediat fliste për shifra aritmetike tek “Unaza e Re”.

“Ai momenti kur Doktorresha i’a kalon Artistit në aritmetikë (se në gramatikë s’ka konkurent)??”, shkruan Rama në postin e shpërndarë në rrjetin social “Instagram”.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi  i kryetares së LSI-së, e cila shkruan se memet e postuara në rrjet  nga Rama janë bajate dhe që bëjnë të qeshin vetëm oborrin e vet.

“Mirë aritmetikën, që e ke mbyllur në klasë të katërt fillore, por të paktën gramatikën ta kishe shfletuar ndonjëherë…P.s: …dhe mos u përpiq të konkurrosh rininë me meme, je shumë i vjetër dhe me humor bajat, që bën për të qeshur vetëm oborrin tënd.”, shkruan Kryemadhi. (TemA)

Ai momenti kur Doktorresha ia kalon Artistit në aritmetikë (se në gramatikë s'ka konkurent)???

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

7 komente në “VIDEO: “Kur Doktorresha ia kalon Artistit në aritmetikë”, Rama tallet me Monika Kryemadhin”

  1. raul says:

    Te gjithe e pame se si doktoresha plagjiature e shkencave Nafije dybeku nuk dinte te lexonte nje numer me 6 shifra ne paralment e lexoi 3 here dhe tre here gabim sa ne darkke e nxori koco devole tek monitorimet tek fiksi, kjo eshte shkencetarja e Jales,,,,

  2. Flutura says:

    Po nuk e ka mbaruar shkollen ajo, me permbysjen e sistemit, ata u diplomuan. Dhe me e forta….direkt kryeminister, minister e drejtora te larte, se ato fuksione nuk donin as arithmetike e as gramatike.
    …shikojini si flasin dhe kuptohet sa te nxene jane.
    Ama nje pune e bejne mire fare…PUNEN E HAJDUTIT.

  3. Konti i Monte Krrabes says:

    Gjuha e shifrave, e matematikes dhe ekonomise eshte e veshtire, jane te pakte, shume te pakte ata qe e kuptojne dhe e njohin, se ndryshe Shqiperia do ishte bere Suedi, Zvicer apo Japoni.

  4. durresi says:

    Hahahahahaha…

  5. xx says:

    PO pse moj Mona nuk i di disa gjera elementare qe matematika nuk ndalon per Ramen ne fillore .Ka edhe ciklin e larte te 8 vjecares (athere) ,dhe ne te mesme.Shkollat e artit nuk bejne matematike ne ciklin e trete (ne te larten) ashtu si nuk ben mjeksia fjala vjen.Keto nuk jane te veshtira per ti ditur as per nje njeri pa ”DOKTORATURE”.Je ne nje linje me Vasilin qe mendon nga injoranca sigurisht ,se artistet nuk jane te shkolluar.Por si ka mundesi ta kuptoni ju kete.??KUR jeni maloke ne art????Femijet qe shkojne ne shkolla artistike qe ne moshen 6 vjec bejne dyfishin e nje femije qe shkon ne nje shkolle tjeter.Biles keta femije nuk kane kohe as te lozin sepse u duhet te ushtrohen ne instrument pervec mesimeve qe kane si bashkemoshataret e tyre. Programet jane unike .Ne te mesmet profesionale fillon diferencimi. NE disa behet me shume matematike e ne disa te tjera me pak por kompesohen me lende te tjera,E shikon moj Mona se me injorancen tende me duhet te flas per gjera aq te ditura.

  6. paradoxal says:

    Monika ka mbaruar per biokimi te Fakulteti I shkencave te natyres te UT. Gjysmen e provimeve e ka marre ne vjeshte me lloj lloj nderhyrjesh duke qene se ishte e FRESH-it ne ate kohe. Sot paska kryer doktoraturen per Ekonomi. Ehhh Nuk ka me cudira ne ate vend. Keto palo njerez turpin e hane me buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje